Sport

Conceiçao si Chiesa!... Eshtë dyshja e dytë, babë-bir, që shënon në një Evropian

Conceiçao u bë kështu dyshja e dytë babë-bir, që shënon në Kampionatin Evropian, pas italianëve Enrico dhe Federico Chiesa, përkatësisht golashënues në 1996 dhe 2021.

20 Qershor 2024, 09:00 Nga DOSJA
Conceiçao si Chiesa!... Eshtë dyshja e dytë, babë-bir,

GJERMANI - Francisco Conceiçao ndjek gjurmët e babait të tij. Sulmuesi i ri shënoi golin e tij të parë për Portugalinë në paraqitjen e tij të tretë, duke i dhënë fitoren skuadrës së Roberto Martinez kundër Republikës Çeke në minutën e 92-të. Një gol historik, duke qenë se vjen 24 vite pas atij të shënuar nga babai, Sergio.

Conceiçao seniori madje kishte shënuar një “hat-trick” në fitoren 3-0 kundër Gjermanisë në fazën e grupeve të Euro 2000. Conceiçao u bë kështu dyshja e dytë babë-bir, që shënon në Kampionatin Evropian, pas italianëve Enrico dhe Federico Chiesa, përkatësisht golashënues në 1996 dhe 2021.

I trajnuar te Porto dhe i thirrur në ekipin e parë nga babai i tij në sezonin 2020-2021, Francisco Conceiçao luajti një vit te Ajax (2022/2023) përpara se të kthehej në klubin portugez, me të cilin pati një vit të shkëlqyer (43 ndeshje, 8 gola).

Sulmuesi u thirr për herë të parë në kombëtare marsin e kaluar dhe ndaj Çekisë ishte vendimtar: i aktivizuar në minutën e 90-të në vend të Vitinhas, ai shënoi dy minuta më vonë duke përfituar nga një gabim i mbrojtjes së Republikës Çeke.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Portugal (@portugal)

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll