19 Qershor 2024, 20:29
Nga DOSJA

GJERMANI - Luka Modric ka qenë dukshëm i dëshpëruar pas barazimit drithërues 2-2 të Shqipërisë ndaj Kroacisë së tij. Kapiteni i kroatëve, pas ndeshjes theksoi se nuk kuptonte pse skuadra ishte tërhequr në fund duke i dhënë hapësira kuqezinjve. “Duhet të ndryshojmë diçka, në mënyrë që të mos jemi ne duke ndjekur rezultatin përsëri. Nuk është asnjëherë e këndshme, por këtu të paktën treguam se mund të kthejmë një rezultat negativ.
Në pjesën e parë, ne nuk ishim mirë, e nisëm ndeshjen edhe më keq, ata na shënuan dhe ishte e vështirë të luanim. Trajneri bëri ndryshime në pushimin e ndeshjes dhe kjo solli ndryshimin për mirë. Ne luajtëm mirë deri në 5-10 minutat kur ne u tërhoqëm për arsye që ende nuk e di. I lejuam të krijonin dy apo tre mundësi dhe ata shënuan.
Pjesa e dytë është padyshim mënyra se si duhet të luajmë. Ishte shumë mirë, por ne u ngutëm dhe humbëm topin pasi morëm avantazhin 2-1. I lejuam shumë hapësirë dhe më pas ata na ndëshkuan. Zëvendësimet na dhanë një marsh më shumë, dolëm në fushë shumë më të përfshirë dhe luftarakë. Ne bëmë presing mirë, ata nuk mund të dilnin jashtë zonës së tyre, çdo top ishte i yni.
Tani duhet të mundim Italinë dhe pastaj të shohim se çfarë do të ndodhë. Nuk di të them nëse një fitore dhe 4 pikë do të na mjaftojnë në raundin tjetër. Ne besojmë se mund të fitojmë nëse luajmë si në pjesën e dytë, për të mos thënë më mirë. Italia është një kombëtare e madhe, ata janë të organizuar mirë, duhet të jemi edhe më mirë. Është mëkat që u tërhoqëm dhe i lejuam një gol Shqipërisë. Çdo gjë varet përsëri nga ne, e dimë se çfarë duhet bërë”, përfundoi Modric fjalët e tij para mediave.
B.T (Dosja.al)
Sport
19 Qershor 2024, 20:00
M.B
Foto ilustruese
GREQIA- Kombëtarja shqiptare në premierën e saj në EURO 2024 u përball me Italinë. U takuam në Agia Zoni...
Sport
19 Qershor 2024, 20:19
GJERMANI - Skoci-Zvicër përballen mbrëmjen e kësaj të mërkure në “RheinEnergieStadion”, duke nisur nga ora 21:0...
Sport
19 Qershor 2024, 20:06
GJERMANI - Pasi tre tifozë holandezë u veshën dhe u grimuan me ngjyrë të zezë për t'u dukur si Ruud Gullit në Hamburg, g...
Sport
19 Qershor 2024, 19:56
GJERMANI – Gjermania siguron kualifikimin për në fazën tjetër të Europianit pas fitores së dytë në grupe, atë...
Sport
19 Qershor 2024, 19:47
GJERMANI - Shqiptari Klaus Gjasula (34 vjeç) nuk e kishte imagjinuar se do të përjetonte një pasdite të tillë këtë t...
Sport
19 Qershor 2024, 19:36
GJERMANI - Gjermania luan ndeshjen e dytë të fazes së grupeve, pas fitores bindëse ndaj Skocisë në takimin e pare 5-1. Kët&eu...
Sport
19 Qershor 2024, 19:12
TIRANE - Me anë të një postimi në Facebook, Kryeministri Edi Rama inkurajon futbollistët e Kombëtares duke theksuar se duhet t&e...
Sport
19 Qershor 2024, 19:05
M.B
Kristjan Asllani dhe Luka Modriç
HAMBURG- Ndeshja Kroaci-Shqipëri u mbyll me barazimin shumë të luftuar 2-2. Sapo ndeshja ësht&e...
Sport
19 Qershor 2024, 18:47
GJERMANI - Gjermania luan ndeshjet e dyta të fazes së grupeve pas fitores bindëse ndaj Skocizë në takimin e pare 5-1. Këët he...
Sport
19 Qershor 2024, 18:51
M.B
Mirlind Daku
HAMBURG- Fundi i ndeshjes me një barazim mes Shqipërisë dhe Kroacisë duket se është përjetuar thuajse ...