Sport

"Euro 2024"/ Ruud Gullit zbut polemikat, pas fytyrave të zezë për të imituar imazhin e tij...

Ruud Gullit u përpoq të qetësonte një polemikë, duke thënë se ai ishte "i nderuar", pasi tifozët holandezë, përdorën imazhin e tij gjatë ndeshjes së parë të Holandës në “Euro 2024” kundër Polonisë të dielën (2-1).

19 Qershor 2024, 20:06 Nga DOSJA
"Euro 2024"/ Ruud Gullit zbut polemikat, pas fytyrave të

GJERMANI - Pasi tre tifozë holandezë u veshën dhe u grimuan me ngjyrë të zezë për t'u dukur si Ruud Gullit në Hamburg, gjatë ndeshjes mes Holandës dhe Polonisë (2-1), të dielën në Euro 2024, ish-mesfushori i ‘portokallinjve’ ka reaguar të martën, siç transmetohet nga “De Telegraaf”. 

“Ndihem i nderuar”,- tha ai, me siguri për të zbutur polemikat e reja rreth këtyre fytyrave të zeza, të kritikuara shumë në rrjetet sociale.

Një prej këtyre tifozëve kërkoi falje, sipas komenteve të transmetuara nga ‘DutchNews’, duke pranuar se reagimet e shumta e bënë të mendonte. “Ndoshta kam bërë një gabim. Gjëja e fundit që dua të bëj është të lëndoj njerëzit dhe kjo është arsyeja pse unë do të ndaloj”,- tha ai.

Tifozët “Portokallinj” bënë përshtypje duke pushtuar Hamburgun për ndeshjen e tyre të parë në Euro të dielën e kaluar. Ata do të kryqëzohen me blutë, të premten në Leipzig (21:00) për ditën e dytë të Grupit D.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll