Sport

Shqipëria e rekordeve!... Pas golit më të shpejtë ndaj Italisë në Euro, vjen edhe goli ‘in extremis’ i barazimeve ndaj Kroacisë

Pas shënimit të golit më të shpejtë në historinë e Eurove, Shqipëria shënoi edhe golin e fundit të barazimit në kompeticion (pa kohën shtesë) ndaj Kroacisë (2-2) këtë të mërkurë, pas 94 minutash e 23 sekondash lojë.

19 Qershor 2024, 19:47 Nga DOSJA

Shqipëria e rekordeve!... Pas golit më të shpejtë ndaj

GJERMANI - Shqiptari Klaus Gjasula (34 vjeç) nuk e kishte imagjinuar se do të përjetonte një pasdite të tillë këtë të mërkurë, kur ishte në stol në startin e ndeshjes ndërmjet Kroacisë dhe Kombëtares së tij (2-2).

Me hyrjen pak pas minutës së 70-të të lojës, mesfushori i Darmstadt shënoi një autogol (76’) fatkeq përpara se të shënonte dhe t’i jepte skuadrën e tij një pikë në barazimi në fund të ndeshjes.

Shqipëria e do historinë…

Duke shënuar pas 94 minutash e 23 sekondash, goli i tij u bë i fundit i barazimit në historinë e Eurove (përjashtuar kohën shtesë). Shqipëria bëhet kështu një ekip i mësuar me rekorde. Të rinjtë e Sylvinhos shënuan golin më të shpejtë në histori të kompeticionit, kur e hapen ndeshjen kundër Italisë, pas vetëm 23 sekondash lojë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll