Aktualitet

Ishte dëbuar dhe u kthye në Gjermani, 47-vjeçari shqiptar duhet të vuajë mbi 1 vit burg

Sipas Policisë Federale, 47 vjeçari shqiptar ardhur nga Tirana, ka mbërritur në postbllokun e emigracionit rreth orës 15:45 të së hënës. Udhëtimi i tij përfundoi këtu.

19 Qershor 2024, 18:25 Nga E. D
Ishte dëbuar dhe u kthye në Gjermani, 47-vjeçari shqiptar duhet
foto ilustruese

GJERMANI- Policisë federale gjermane arrestuan një shqiptar në aeroport, i cili ishte dëbuar nga Gjermania në vitin 2016. Ai u kërcënua me arrestim pas rihyrjes ndërsa tani fati i tij është bërë realitet. Sipas Policisë Federale, 47 vjeçari shqiptar ardhur nga Tirana, ka mbërritur në postbllokun e emigracionit rreth orës 15:45 të së hënës. Udhëtimi i tij përfundoi këtu.

Kur u kontrolluan të dhënat e tij personale, u zbulua se ai ishte dëbuar nga burgu në vitin 2016 pasi ishte dënuar ndër të tjera për trafik droge. Atij i ishte ndaluar hyrja në vend për dhjetë vjet. Ai i tha policisë federale se mendonte se ndalimi sapo kishte skaduar. Meqenëse kishin mbetur edhe 397 ditë nga dënimi fillestar me tre vjet burg, ai u dërgua menjëherë në paraburgim.

policia gjermane

Sondazh

Poll