19 Qershor 2024, 13:53
Nga N.F
Hamburg
GJERMANI- Edhe një orën na ndan nga përballja e rëndësishme e kombëtares Shqiptare me atë të Kroacisë në kuadër të fazës së grupeve në "Euro 2024". Ndërkohë para ndeshjes tifozët shqiptarë ashtu siç ndodhi edhe në përballjen me Italinë kanë mbushur rrugët e Gjermanisë.
Ndonëse kombëtarja ka pësuar humbjen e parë kundër Italisë tifozët "Kuqezi" janë mjaft entuziastë dhe kanë nisur festën me këngë e vallë në Hamburg. Ndryshe nga tifozeritë e tjera ku ka pasur përplasje, tifozët "Kuqezi" kanë shpalosur se ata kanë një marrëdhënie shumë të mirë me tifozerinë kroate.
Të veshur kuqezi tifozët shqiptare i kanë kthyer edhe stacionet e trenave në arenë feste. Në një video duken tifozët të cilët kërcejnë dhe hidhen teksa këndojnë "O sa mirë me qenë shqiptar ohej".
Në numër të lartë janë edhe efektivët e policisë por në video duken shumë te relaksuar pasi nuk janë regjistruar tensione ose problematika nga tifozeria. Një foto interesatë është dërguar në redaksinë tonë ku duket një tifoz shqiptar i cili ka vendosur të lyejë trupin me ngjyrën e kuqe dhe të pikturojë shqiponën në trup. Ndërsa në ball ka të shkruar ALB për Albania.

Ndërkohë në një video tjetër duken tifozët e Kroacisë të cilët këndojnë njëzëri këngët e tyre. Të pranishëm janë edhe tifozë shqiptarë të cilët nuk kanë nguruar të bëjnë video për të përcjellë atmosferën në Hamburg. Një gjë është e sigurt se ditën e sotme ngjyra e kuqe e tifozëvë shqiptar dhe e tifozëve kroat ka pushtuar vendin.
Shqipëria dhe Kroacia do të përballen sot në orën 15:00 në stadiumin “Volksparkstadion”. Kjo është përballja e dytë për dy kombetarët të cilat të dyja rikthehen në fushë pas humbjes. Shqipëria nuk arriti të merrte një tre pikësh ose një barazim nga Italia e cila e mposhti me rezultatin 2-1. Kroacia pati një përballje të vështirë kundër Spanjës e cila e mposhti me rezultatin 3-0. Përballja e sotme është shumë e rëndësishme për të dy ekipet pasi një fitore do të sjellë një shprese për ndeshjet e tjera për të kaluar në fazën e 1/16-ve. Shqipëria dhe Kroacia momentalisht kanë 0 pikë në Grupin B ndërsa Spanja dhe Italia kanë rrëmbyer 3 pikë nga ndeshjet e para.
shqiperia kroacia euro 2024
Aktualitet
19 Qershor 2024, 13:49
S.B
foto ilustruese
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuritë e vëllezërve të cilët në vitin 2020 u d&e...
Aktualitet
19 Qershor 2024, 13:31
S.B
foto ilustruese
TIRANË- Arrestohen katër persona në Tiranë. Mësohet se 53-vjeçari A.D ka dhunuar fizikisht dhe kanosur...
Aktualitet
19 Qershor 2024, 13:11
N.F
Të dhënat
TIRANË- Ndonëse ekonomia shqiptare ka pasur një ecuri të mirë pas pandemisë dhe turizmi ka arritur rekord...
Aktualitet
19 Qershor 2024, 13:08
S.B
pamje nga ngjarja
FIER- Procedohen penalisht pesë persona në Fier. Mësohet se këta persona janë kapur duke vënë bas...
Aktualitet
19 Qershor 2024, 13:00
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Apeli i GJKKO-së ditën e sotme ka marrë vendimin për rrëzimin e kërkesës së Valter Beg...
Aktualitet
19 Qershor 2024, 12:51
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ka përgatitur një projektrregullore të re në mbështetj...
Aktualitet
19 Qershor 2024, 12:51
I.A
Sokol Mëngjesi
TIRANË- Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë për dy autorët e dhunimit të...
Aktualitet
19 Qershor 2024, 12:50
I.A
Diamant Tema
TURQI- Diamant Tema, një shkrimtar shqiptaro-turk dhe prodhues përmbajtjeje në YouTube, i cili përballet me një urdh&...
Aktualitet
19 Qershor 2024, 12:30
N.F
Gjoba
LEZHË- Një punonjës policie në Lezhë është pezulluar nga detyra, mësohet se pezullimi i tij ka ardhur nga n...
Aktualitet
19 Qershor 2024, 12:26
I.A
Pamjet
GJERMANI- Tifozët shqiptarë në Gjermani janë bërë gati për të mbështetur kombëtaren tonë...