Aktualitet

VIDEO/ Pak minuta para startit, tifozët "Kuqezi" mbushin shkallët e stadiumit, në "Volksparkstadion” jehon muzika: Ballëlarta me flamur!

Ndërkohë stadiumi "Volksparkstadion” ka nisur të marrë ngjyrë. Tifozët kanë nisur të mbushin stadiumin ndërsa ngjyra e kuqe ka pushtuar shkallët e "Volksparkstadion". 

19 Qershor 2024, 14:32 Nga N.F
VIDEO/ Pak minuta para startit, tifozët "Kuqezi" mbushin
Volksparkstadion

GJERMANI- Pak minuta na ndajnë nga startimi i përballjes së radhës të kombëtares shqiptare me Kroacinë. Ndërkohë stadiumi "Volksparkstadion” ka nisur të marrë ngjyrë. Tifozët kanë nisur të mbushin stadiumin ndërsa ngjyra e kuqe ka pushtuar shkallët e "Volksparkstadion". 

Në një video të mbërritur në redaksinë tonë Hamburgu duken tifozët "Kuqezi" të cilat kanë nisur të pozicionohen në stadium. Në sfond dëgjohet kenga e Vaçe Zelës, "Rrjedh në këngë e ligjërime".

 

Shqipëria dhe Kroacia do të përballen sot në orën 15:00 në stadiumin “Volksparkstadion”. Kjo është përballja e dytë për dy kombetarët të cilat të dyja rikthehen në fushë pas humbjes. Shqipëria nuk arriti të merrte një tre pikësh ose një barazim nga Italia e cila e mposhti me rezultatin 2-1. Kroacia pati një përballje të vështirë kundër Spanjës e cila e mposhti me rezultatin 3-0. Përballja e sotme është shumë e rëndësishme për të dy ekipet pasi një fitore do të sjellë një shprese për ndeshjet e tjera për të kaluar në fazën e 1/16-ve. Shqipëria dhe Kroacia momentalisht kanë 0 pikë në Grupin B ndërsa Spanja dhe Italia kanë rrëmbyer 3 pikë nga ndeshjet e para. 

volksparkstadion hambur euro2024 tifozet kuqezi

Sondazh

Poll