Aktualitet

Dhunonte sistematikisht prindërit e tij, arrestohet 26-vjeçari në Malësi të Madhe

Mësohet se 26-vjeçari ka dhunuar disa herë prindërit e tij.

19 Qershor 2024, 15:05 Nga S.B
Dhunonte sistematikisht prindërit e tij, arrestohet 26-vjeçari
foto ilustruese

MALËSI E MADHE- Arrestohet në Malësi të Madhe 26-vjeçari E.M. Mësohet se 26-vjeçari ka dhunuar disa herë prindërit e tij.

Ndërkohë është proceduar penalisht 27-vjeçarja R.Zh pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së saj.

Njoftimi i Policisë:

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe arrestoi shtetasin E. M., 26 vjeç, banues në Bajzë, pasi dyshohet se në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.

Komisariati i Policisë Vau i Dejës referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen R. Zh., 27 vjeçe, banuese në fshatin Hajmel, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së saj.

vau i dejes dhune

Sondazh

Poll