Bota

Po punonte me eskavator, një burrë në Kosovë zbulon tre mjete shpërthyese dhe 100 plumba në tokë

Më tej bëhet me dije se plumbat dhe mjetet shpërthyese u zbuluan teksa burri i cili i gjeti po punon me eskavator. Sipas njoftimit të policisë rasti u zbulua rreth orës 15:40 në fshatin Dejnë.

19 Qershor 2024, 12:20 Nga N.F
Po punonte me eskavator, një burrë në Kosovë zbulon tre
Foto ilustruese

KOSOVË- Tre mjete të dyshuara shpërthimi janë gjetur dje nga një burrë në Rahovec. Përveç mjeteve shpërthyese të tipit A-6, ai ka gjetur edhe në rreth 100 fishekë. Lidhur me rastin sipas raportit të Policisë së Kosovës, është informuar njësia për deminim.

Më tej bëhet me dije se plumbat dhe mjetet shpërthyese u zbuluan teksa burri i cili i gjeti po punon me eskavator. Sipas njoftimit të policisë rasti u zbulua rreth orës 15:40 në fshatin Dejnë.


”Dejnë, Rahovec 18.06.2024-15;40. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se përderisa ishte duke punuar me ekskavator, ka hasur në tri mjete të dyshuara shpërthyes të tipt A-6 dhe rreth 100 fishekë. Është informuar njësia për deminim,” thuhet në njoftim.

kosov eskavator mjete shperthyese

Sondazh

Poll