Art&Argëtim

VIDEO/ Përdori dy tone të ndryshme zëri në intervistë, videoja bëhet virale në TikTok, Ariana Grande shpjegon arsyen e veprimit të saj

Klipi është marrë nga një intervistë në podcastin Podcrushed me aktorin You Penn Badgley.

19 Qershor 2024, 15:31 Nga S.B
VIDEO/ Përdori dy tone të ndryshme zëri në intervistë,
Ariana Grande

SHBA- Këngëtarja Ariana Grande i është përgjigjur kritikave për një ndryshim të papritur të zërit, pasi një video e intervistës së saj u bë virale në rrjet. Klipi është marrë nga një intervistë në podcastin Podcrushed me aktorin You Penn Badgley.

Në video, Grande fillon të flasë për muzikën e re me një zë më të thellë dhe më potent, përpara se të kalojë në një zë të butë dhe delikat. Videoja e titulluar "ndryshimi i zërit?" u bë virale në TikTok shpejt.

VIDEO/ Përdori dy tone të ndryshme zëri në intervistë,
Ariana Grande

Vetë Grande ka zgjedhur të shpjegojë se ndryshimi ishte për shkak të zakonit (të folurit kështu për dy vjet) dhe gjithashtu shëndetit të zërit.

"Unë e ndryshoj qëllimisht vokalin (i lartë / i ulët) shpesh në varësi të asaj se sa jam duke kënduar" tha ajo. "Unë e kam bërë gjithmonë këtë për të mbrojtur vokalin, BYE."

ariana grande

Sondazh

Poll