Aktualitet

Zjarr në pjesën e sipërme të Malit të Gjerë në Gjirokastër, vatra 500 metra nga zona e banuar

Mësohet se zjarri që po vijon prej orësh gjendet në një distancë prej gati 500m nga zona e banuar.

18 Qershor 2024, 16:28 Nga M.B
Zjarr në pjesën e sipërme të Malit të Gjerë
Foto nga vendi i ngjarjes

GJIROKASTRA- Një vatër e madhe zjarri ka shpërthyer në pjesën e sipërme të Malit të Gjerë mbi fshatin Mashkullorë në Gjirokastër.

Mësohet se zjarri që po vijon prej orësh gjendet në një distancë prej gati 500m nga zona e banuar.

Terreni i përfshirë nga flakët është kryesisht malor, çka e bën të vështirë ndërhyrjen e ekipeve të zjarrfikësve, veçanërisht në përdorimin e automjeteve.

gjirokastra

Sondazh

Poll