Aktualitet

U konfliktuan për motive prone me Tom Doshin, pas ish-deputetit procedohen penalisht edhe dy vëllezërit e përfshirë në sherr

Ndërkohë ditën e sotme janë proceduar penalisht edhe dy vëllezit të cilët u përfshinë në sherr me ish-deputetin. Sipas raportimve ish-deputeti ështe konfliktuar me vëllezërit L. Molla dhe Prek Molla

18 Qershor 2024, 13:46 Nga N.F
U konfliktuan për motive prone me Tom Doshin, pas ish-deputetit procedohen
Tom Doshi

VELIPOJË- Të dielën është regjistruar një sherr në Velipojë ngjarje e cila dyshohet se ka ndodhur për motive pronësie. Përmes një njoftimi policia bëri me dije se pjesë e këtij sherri ka qenë edhe ish-deputeti Tom Doshi i cili është proceduar penalisht për vepren penale “Demtime të tjera me dashje”.

Ndërkohë ditën e sotme janë proceduar penalisht edhe dy vëllezit të cilët u përfshinë në sherr me ish-deputetin. Sipas raportimve ish-deputeti ështe konfliktuar me vëllezërit L. Molla dhe Prek Molla. Raportohet se pas sherrit 58-vjeçari P. Molla ka marrë dëmtine të lehta. Më tej policia bën me dije se vijon puna për identifikimin e dy personave të tjetër të përfshirë në këtë konflikt si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.


Njoftimi i policisë për procedimin e Tom Doshit: 

Specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Velipojë, bazuar në kallëzimet e bëra nga vëllezërit L.M e P.M,  proceduan penalisht  shtetasin T. D., 58 vjeç, për vepren penale “Demtime të tjera me dashje”.

Mbasditen e djeshme, në rrugën “Ibiza”, në fshatin Rrjollë, Velipojë, shtetasi T. D, është konfliktuar dyshohet për motive pronësie me  shtetasit  L. M., 65 vjeç dhe P. M., 58 vjeç, ( vëllezër). Si pasojë e konfliktit  shtetasi P. M., 58 vjeç pësoi dëmtime të lehta fizike.

Vijon puna për identifikimin e dy personave të tjetër të përfshirë në këtë konflikt si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për vepren penale “Demtime të tjera me dashje”.

tom doshi velipoje procedim

Sondazh

Poll