Aktualitet

Dronët konstatojnë qindra raste parakalimesh të gabuara dhe shpejtësie mbi normat, ndëshkohen shoferët

Mësohet se përmes dronëve janë konstatuar 503 raste për parakalime të gabuara, 703 për shpejtësi tej normave si dhe 51 raste të shpejtësisë mbi normat.

18 Qershor 2024, 15:20 Nga S.B
Dronët konstatojnë qindra raste parakalimesh të gabuara dhe
pamje nga ngjarja

TIRANË- Konstatohen qindra raste të shkeljeve ndaj rregullave të qarkullimit rrugor 48 orët e fundit. Mësohet se përmes dronëve janë konstatuar 503 raste për parakalime të gabuara, 703 për shpejtësi tej normave si dhe 51 raste të shpejtësisë mbi normat.

Në secilat raste shoferët janë ndëshkuar me vlera nga 1000-5000 lekë të rinj e deri në pezullimin e patentës.

Njoftimi i Policisë:

Njësia Operacionale e Policisë Rrugore

Intensifikohen kontrollet në akset rrugore nacionale dhe urbane, duke përdorur mjetet inteligjente shpejtësimatëse dhe dronë.

Si rezultat i monitorimeve, gjatë 48 orëve të fundit, në shumë akse rrugore janë konstatuar nëpërmjet dronit, 503 raste të parakalimeve të gabuara. Drejtuesit e mjeteve që kanë kryer këto parakalime janë ndëshkuar me masa administrative nga 3000 deri në 5000 lekë të rinj. 

Gjithashtu, gjatë monitorimeve janë evidentuar:

703 raste të shpejtësisë tej normave të lejuara. Drejtuesit e mjeteve janë ndëshkuar me masa administrative 1000 - 4000 lekë të rinj, pa sanksionin e pezullimit të lejes së drejtimit; 

51 raste të shpejtësisë mbi normat e lejuara. Drejtuesit e mjeteve jane ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit dhe zbritje deri në 8 pikë nga patenta. 

Monitorimet do të vijojnë intensivisht në ditët në vazhdim, ndaj Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.

policia policia rrugore

Sondazh

Poll