Aktualitet

Qëlloi me armë gjahu në ajër duke dëmtuar një dron, procedohet 49-vjeçari në Shkodër

Bëhet me dije se 49-vjeçari K.N ka qëlluar me armë gjahu në ajër dhe si pasojë është dëmtuar një dron që fluturonte në zonë.

18 Qershor 2024, 14:10 Nga S.B
Qëlloi me armë gjahu në ajër duke dëmtuar një
foto ilustruese

SHKODËR- Procedohet penalisht një 49-vjeçar në Shkodër. Bëhet me dije se 49-vjeçari K.N ka qëlluar me armë gjahu në ajër dhe si pasojë është dëmtuar një dron që fluturonte në zonë.

Si pasojë është sekuestruar arma e gjahut.

Njoftimi i Policisë:

Oficerët e Policisë Gjyqësore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. N., 49 vjeç, banues në fshatin Shkjezë, sepse nga pakujdesia, teksa qëllonte me armë gjahu në ajër, ka dëmtuar një dron që ishte duke fluturuar në atë zonë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut.

shkoder arme gjahu

Sondazh

Poll