Sport

“Euro 2024”/ Pse Kylian Mbappe mori karton të verdhë kundër Austrisë?

Gjatë ndeshjes së parë të Bluve në Euro kundër Austrisë (1-0) të hënën në mbrëmje, Kylian Mbappé, i dëmtuar, mori një karton të verdhë, kur u kthye dhe u ul në fushë. Ja shpjegimi pse.

18 Qershor 2024, 10:30 Nga DOSJA
“Euro 2024”/ Pse Kylian Mbappe mori karton të verdhë

GJERMANI - Gjatë fitores së Francës ndaj Austrisë (1-0), mbrëmjen e kësaj të hëne, dy zëvendësime franceze nuk mundën të ndodhnin, ndërsa Kylian Mbappé ishte larguar nga fusha për të trajtuar dëmtimin e hundës. Olivier Giroud dhe Youssouf Fofana duhej të hynin në fushë, por austriakët luajtën shumë shpejt, gjë që zemëroi pankinën franceze.

Ndaj kapiteni i Bluve vendosi të rikthehet në fushë duke u ulur në fushë, për të ndërprerë lojën, sipas ligjit 3.8 të rregullores së IFAB (Bordi i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit), “nëse një lojtar kthehet në fushën e lojës pa autorizimin e gjyqtarit, ky i fundit duhet: ta ndëshkojë lojtarin me karton të verdhë se ka hyrë në fushë pa leje”.

Prandaj ky veprim i paautorizuar e shtyu arbitrin e ndeshjes, Jesus Gil Manzano, t'i tregonte një karton të verdhë sulmuesit 25-vjeçar. Por kapiteni i Bluve, ia arriti ta ndalte lojën për të kryer zëvendësimet, pavarësisht se me një kosto…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll