Aktualitet

Publikimi i tezës së Matematikës, reagon Ministria e Arsimit: Nuk cënon procesin dhe mbarëvajtjen e provimit të Maturës Shtetërore

Në reagim thuhet se provimi po kryhet brenda standardeve të sigurisë dhe rregullave.

18 Qershor 2024, 11:36 Nga S.B
Publikimi i tezës së Matematikës, reagon Ministria e Arsimit: Nuk
foto ilustruese

TIRANË- Pas publikimit të tezës së Matematikës, ka reaguar Ministria e Arsimit dhe Sportit. Në reagim thuhet se provimi po kryhet brenda standardeve të sigurisë dhe rregullave.

Gjithashtu thuhet se publikimi i tezës nuk cënon procesin dhe mbarëvajtjen e provimit. Më tej thuhet në reagim se 28 mijë maturantët vijojnë të qetë zhvillimin e provimit.

Në reagim përfshihen edhe masat e marra nga Ministria paraprakisht si monitorimi me kamera sigurie, trajnime për administratorët si dhe kontrollet rigoroze.

Reagimi i plotë:

Ministria e Arsimit dhe Sportit siguron të gjithë maturantët dhe opinionin publik se procesi i provimit të Maturës Shtetërore në Matematikë po kryhet brenda të gjitha standardeve të sigurisë të përcaktuara në Rregulloren e Maturës Shtetërore.

Ritheksojmë se publikimi i tezës së provimit të Maturës, pas nisjes së provimit, nuk cënon në asnjë rast procesin dhe mbarëvajtjen e provimit të Maturës Shtetërore.

Rreth 28 mijë maturantë, në 144 qendrat e provimeve në mbarë vendin, vazhdojnë të zhvillojnë provimin në lëndën e Matematikës qetësisht dhe në përputhje me të gjitha standardet e sigurisë të përcaktuara në rregulloren e Maturës Shtetërore,  duke krijuar çdo mundësi për maturantët që të tregojnë aftësitë dhe kompetencat e tyre të përfituara gjatë shkollës së mesme në Matematikë.

Masat e marra paraprakisht nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe strukturat arsimore, si, monitorimi i rreptë i ambientit të provimit përmes kamerave të sigurisë, trajnime shtesë për administratorët, kontrollin rigoroz të hyrjes dhe daljes në ambientet ku zhvillohen provimet, rritjen e transparencës dhe përmirësimin e kushteve të provimit për të krijuar një mjedis miqësor që ndihmon në reduktimin e stresit të maturantëve dhe përmirësimin e performancës së tyre janë siguria që Procesi i Maturës Shtetërore të jetë një proces transparent dhe i drejtë për të gjithë maturantët.

ministria e arsimit dhe e sportit

Sondazh

Poll