18 Qershor 2024, 10:07
Nga N.F
Homazhet
BERAT- Kanë kaluar 27 vjet nga masakra e Urës-Vajgurore ku humbën jetën 4 policë. Efektivët mbetën të vrarë nga bandat kriminale brenda autoblindit të policisë. Ndërkohë pasditen e djeshme janë përkujtuar 4 efektivët e vrarë. Kurora e buqeta me lule u vendosën nga familjarë e efektivë policie në lapidarin kushtuar dëshmorëve: Arjan Shemuni, Miltjadh Koço, Asllan Selalmaj dhe Ilia Banaj.
Pas përplasjes me bandat kriminale mbetën të vrarë e të djegur brenda mjetit të blinduar të policisë 4 efektivët e policisë: Arjan Shemuni, Miltjadh Koço, Asllan Selalmaj dhe Ilia Banaj, ndërkohë 6 efektivët e tjerë: Thimi Tanku, Shkëlqim Selfaj, Ylli Dhamo, Neim Gjeroveni, Ëngjëllush Pasha dhe Arben Bega mbetën të plagosur rëndë. Drejtues të lartë të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat dhe familjarë të policëve të vrarë në krye të detyrës kanë përkujtuar e nderuar të afërmit e tyre,duke vendosur kurora e buqeta me lule në lapidarin kushtuar 4 policëve që dhanë jetën në krye të detyrës.
Kryetari i shoqatës së veteranëve Dimal, Kristaq Tumani,ka theksuar se vepra e tyre heroike nuk do të harrohet kurrë. Zv/drejtori i DVP-së Berat, Luan Mema ka theksuar se vepra e tyre heroike do të mbahet mend gjatë, jo vetëm mes radhëve të policisë së shtetit për faktin se ata ishin efektivë policie por edhe në qytetin e Urës-Vajgurore, banorët e të cilës e panë me sytë e tyre luftën mes policisë dhe bandave kriminale që strehoeshin asokohe brenda vilës së Protoduarve.
masakra e ures vajgurore perkujtim police
Aktualitet
18 Qershor 2024, 09:45
N.F
Foto ilustruese
GJERMANI- Autoritetet gjermane së fundmi kanë publikuar detaje në lidhje me një operacion ndërkombëtar droge ...
Aktualitet
18 Qershor 2024, 09:36
N.F
Liqeni i Kukësit
KUKËS- Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Kukës. Mësohet se nj&...
Aktualitet
18 Qershor 2024, 09:05
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Pesë persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se arrestimi i ...
Aktualitet
18 Qershor 2024, 08:46
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ditën e sotme do të shqyrtojë në një seancë të hapur ligjin e taksimit ...
Aktualitet
18 Qershor 2024, 08:13
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Ditën e sotme rreth 28 mijë maturantë do tu rikthehen ambienteve të gjimnazeve për tu nënsh...
Aktualitet
18 Qershor 2024, 07:31
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Sektori i prodhimit dhe sidomos industria përpunuese janë në vështirësi prej dy vitesh, për shka...
Aktualitet
18 Qershor 2024, 07:12
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Rritja e kontributit të turizmit padyshim që është një lajm i mirë për gjithë ekonomin...
Aktualitet
18 Qershor 2024, 07:07
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Shqipëria ka gati gjysmën e popullsisë së saj në rrezik të varfërisë, një pë...
Aktualitet
18 Qershor 2024, 07:04
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike kjo dhe për shkak të dep&eum...
Aktualitet
17 Qershor 2024, 20:14
E. D
fotot ilustruese
DURRËS- Një 57-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Durrës. Bëhet me dije se i moshuari ka...