Aktualitet

Gjendet trupi i pajetë i një 35-vjeçare në ujrat e liqenit të Kukësit, u pikas nga një banor i zonës teksa po mbushte ujë

Mësohet se një trup i pajetë është gjetur në ujrat e liqenit të Kukësit. Sipas raportimeve viktima është rreth 35 vjeç.

18 Qershor 2024, 09:36 Nga N.F
Gjendet trupi i pajetë i një 35-vjeçare në ujrat e liqenit
Liqeni i Kukësit

KUKËS- Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Kukës. Mësohet se një trup i pajetë është gjetur në ujrat e liqenit të Kukësit. Sipas raportimeve viktima është rreth 35 vjeç.

Kufoma është pikasur nga një banor i zonës i cili po mbushte ujë afër bregut të liqenit, në vendin e quajtur “Shtrazë”. Gjatë këqyrjes së trupit të pajetë nuk janë konstatuar shenja dhune. Nga të dhënat paraprake dyshohet se kjo shtetase është vetëmbytur. 

Njoftimi i plotë;

Kukës/Informacion paraprak. Në orët e para të mëngjesit, në vendin e quajtur “Shtrazë”, në bregun e liqenit të Fierzës, është konstatuar e pajetë një shtetase ende e paidentifikuar, rreth 35 vjeçe.

Gjatë këqyrjes së trupit të pajetë nuk janë konstatuar shenja dhune. Nga të dhënat paraprake dyshohet se kjo shtetase është vetëmbytur. Grupi hetimor po punon për identifikimin e kësaj shtetaseje dhe për zbardhjen e rrethaneve të humbjes së jetës.

kukes viktime

Sondazh

Poll