Aktualitet

28 mijë maturantë sërish drejt bankave të gjimnazeve, sot testohen në provimin e matematikës

Ky është provimi i tretë që maturantët në vend i nënshtrohen ndërsa provimi i fundit është më datë 24 qershor në lidhje me lëndën me zgjedhje.

18 Qershor 2024, 08:13 Nga N.F
28 mijë maturantë sërish drejt bankave të gjimnazeve, sot
Foto ilustruese

TIRANË- Ditën e sotme rreth 28 mijë maturantë do tu rikthehen ambienteve të gjimnazeve për tu nënshtruar provimit të tretë të maturës shtetërore atë të lëndës së matematikës. Ky është provimi i tretë që maturantët në vend i nënshtrohen ndërsa provimi i fundit është më datë 24 qershor në lidhje me lëndën me zgjedhje.


Ashtu siç edhe në provimet e tjera edhe ditën e sotme provimi nis në orën 10:00 dhe zgjat 2 orë e 30 minuta. Provimi zhvillohet në salla të mëdha ndërsa raportohet se qendrat e provimit janë të pajisura me kamera, që monitorojnë procesin. Provimet në total kanë 60 pikë, 20 pikë pyetjet me alternativa, dhe 40 në ato me shtjellim.

 

provim i matures lenda e matematikes maturante

Sondazh

Poll