Bota

“Kjo është përshtypja ime, nuk mund të them se është mesazh zyrtar i Lajçak", Vuçeviç: Kurti nuk mendon të formojë Asociacionin

Vuçeviç shtoi se nuk mund të thotë se është më optimist pas bisedës me Lajçak apo se ka marrë disa garanci se Prishtina ka vullnet shtesë për të qetësuar situatën në terren. 

17 Qershor 2024, 22:47 Nga M.B
“Kjo është përshtypja ime, nuk mund të them se
Millosh Vuçeviç

SERBIA- Kryeministri serb Millosh Vuçeviç tha në Athinë, pas më shumë se një ore bisedime me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, se përshtypja e tij është se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk do ta themelojë Asociacionin. Vuçeviç thotë se Kurti as nuk mendon për themelimin e Asociacionit. Vuçeviç shtoi se nuk mund të thotë se është më optimist pas bisedës me Lajçak apo se ka marrë disa garanci se Prishtina ka vullnet shtesë për të qetësuar situatën në terren. 

“Kjo është përshtypja ime, nuk mund të them se është mesazh zyrtar i Miroslav Lajçak, por kam krijuar përshtypjen se Kurti nuk mendon të formojë Asociacionin. Deri në fund të këtij viti askush nuk e sheh as planin e aktiviteteve të tij në formimin e tij”, u tha Vuçeviç.

serbia

Sondazh

Poll