Bota

"Bota duhet të marrë masa kundër Izraelit"/ Erdogan: Po punoj për mobilizimin e botës islame

Gjithashtu Erdogan theksoi se Turqia po punon për mobilizimin e botës islame pro palestinezëve.

17 Qershor 2024, 19:48 Nga E. D
"Bota duhet të marrë masa kundër Izraelit"/ Erdogan:
Rexhep Tajip Erdogan

PALESTINË- Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan bota duhet të marrë masa kundër Izraelit. Përmes një videokonference ai dha mesazhin e tij pro palestinezëve, për të cilët tha se kanë vuajtur shumë dhe janë të etur për paqe.

Populli palestinez, i cili ka vuajtur pushtimin, persekutimin dhe masakrat sistematike për 76 vjet, po përjeton edhe një herë një festë të trishtuar, të etur për paqe. Bota duhet të marrë masa kundër Izraelit gjakatar dhe të ndalojë menjëherë masakrat që shohim çdo ditë," tha Erdogan. 

Gjithashtu Erdogan theksoi se Turqia po punon për mobilizimin e botës islame pro palestinezëve. Presidenti turk thksoi se që po punon për të rritur numrin e vendeve që njohin shtetin e Palestinës. 

“Si Turqi, ne kemi mobilizuar të gjitha mjetet tona për të vendosur një paqe të qëndrueshme. Ne kemi vendosur të ndërhyjmë në çështjen kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Ne kemi ndërprerë plotësisht tregtinë tonë të jashtme me këtë vend. Ne vazhdojmë ndihmën tonë humanitare pa ndërprerje. Ne jemi vendi që ka promovuar më shumë ndihma për Gazën. Ne po bëjmë përpjekje intensive për të aktivizuar botën islame në tërësi. Ne po punojmë për të rritur numrin e vendeve që njohin shtetin e Palestinës. Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për fitoren e rezistencës së vëllezërve tanë palestinezë”, tha ai.

rexhep tajip erdogan

Sondazh

Poll