Bota

Përplasja e dhunshme mes dy grupeve/ Policia gjermane: Tifozët anglezë u përpoqën të futeshin në një restorant të mbushur plot me mbështetës serb

Mediat gjermane bëjnë të ditur se përleshjet çuan në përdorimin e mjeteve të forta, përfshi karrige dhe tavolina, dhe disa tifozë dhe të paktën një oficer policie mbetën me plagë të rënda në kokë.

17 Qershor 2024, 22:05 Nga E. D
Përplasja e dhunshme mes dy grupeve/ Policia gjermane: Tifozët
foto ilustruese

GJERMANI- Një përplasje e dhunshme ka ndodhur ditën e djeshme mes serbëve dhe anglezëve. Siç raportohet një tifoz i Anglisë dhe shtatë serbë po përballen me akuza penale dhe ndalime të hyrjes në stadium gjatë Euro2024. Ndërsa policia gjermane ka thënë se dhuna në qendër të Gelsenkirchen, në Gjermaninë perëndimore, shpërtheu pasi tifozët anglezë kishin kërkuar të hynin në një restorant të mbushur plot me mbështetës të Serbisë. Po ashtu një tifoz anglez u trajtua në spital dhe iu ndalua për të ndjekur ndeshjen në Arena AufSchalke me kapacitet 50,000 persona.

Mediat gjermane bëjnë të ditur se përleshjet çuan në përdorimin e mjeteve të forta, përfshi karrige dhe tavolina, dhe disa tifozë dhe të paktën një oficer policie mbetën me plagë të rënda në kokë. Megjithatë policia tha se sjellja e tifozëve të Anglisë ishte e shkëlqyer. Ndërkohë në një konferencë shtypi në Gelsenkirchen, Peter Both, shefi i policisë, tha se nuk ishte e qartë se kush e provokoi dhunën, por se tetë burra do të përballeshin me procedim penal.

“Grupi i tifozëve serb ishte tashmë në restorant dhe padyshim hëngri atje dhe më pas një grup më i madh i tifozëve anglezë u përpoqën të futeshin në këtë restorant. Dhe kjo është pikërisht ajo që ndezi mosmarrëveshjen. Ajo që nuk mund të themi tani, natyrisht, në retrospektivë, është se serbët refuzuan hyrjen e anglezëve apo anglezët i provokuan serbët? Sigurisht, kjo vështirë se mund të zbardhet më pas. Fakti është se kur kanë tentuar të hyjnë në pijetore ka pasur një sherr të menjëhershëm fizik. Më pas bëmë disa ndalime. Kemi kryer gjithsej rreth 50 kontrolle identiteti. Ne morëm tetë tifozë në paraburgim para ndeshjes, të cilët më pas nuk ishin në gjendje ta shikonin ndeshjen," tha shefi i policisë.

Sondazh

Poll