Bota

Mbytet varka me emigrantë afganë në detin Jon, 1 viktimë, 65 të zhdukur dhe 11 të mbijetuar

11 emigrantët, mes tyre një grua shtatzënë, u shpëtuan nga Roja Bregdetare italiane dhe u dërguan fillimisht në portin kalabrez të Roccella Jonica dhe më pas u akomoduan në një strukturë të Kryqit të Kuq.

17 Qershor 2024, 19:51 Nga M.B
Mbytet varka me emigrantë afganë në detin Jon, 1 viktimë, 65
Foto ilustruese

ITALIA- Mbrëmjen e djeshme në detin Jon, 100 milje në jug-lindje të bregut të Kalabrisë, një varkë me vela e nisur nga Turqia me emigrantë nga Afganistani është mbytur. “La Republicca” shkruan se 65 persona të cilët ndodheshin në bordin e kësaj varke janë zhdukur, ndërsa 1 grua ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në Roccella Ionica.

Deri më tani raportohet për 11 të mbijetuar, të cilët janë gjetur nga autoritetet në gjendje të rëndë shëndetësore. Në varkë raportohen të kenë qenë të paktën 26 fëmijë, disa prej tyre foshnja.

11 emigrantët, mes tyre një grua shtatzënë, u shpëtuan nga Roja Bregdetare italiane dhe u dërguan fillimisht në portin kalabrez të Roccella Jonica dhe më pas u akomoduan në një strukturë të Kryqit të Kuq.

mbytje e anijes

Sondazh

Poll