Bota

Kaloi 22 vite pas hekurave pasi kishte vrarë gruan/ Ditën e parë të lirisë përndjek një 20-vjeçare, serish në pranga 52-vjeçari në Itali

Bëhet me dije se ai kishte kaluar 22 vite në burg pasi kishte vrarë gruan.

17 Qershor 2024, 19:27 Nga E. D
Kaloi 22 vite pas hekurave pasi kishte vrarë gruan/ Ditën e parë
fotot ilustruese

ITALI- Një 52-vjeçar është arrestuar në Itali në ditën e parë të lirisë pas 22 viteve në burg. Bëhet me dije se ai kishte kaluar 22 vite në burg pasi kishte vrarë gruan. Siç raportohet ai është vënë sërish në pranga nga autoritetet pasi akuzohet se ka përndjekur në ditën e parë të lirisë një 20-vjeçare. 

“Ai është tërhequr nga një impuls kriminal i papërmbajtshëm që e riktheu atë në burg vetëm pak orë pasi kishte rifituar lirinë pas 22-vjetësh. Ai u dënua për vrasjen e gruas në vitin 2002”, thuhet deklaratë.

Mediat italiane bkjnë të ditur se 52-vjeçari e kishte parë 20-vjeçaren për herë të parë rastësisht në burg teksa ajo kishte shkuar për të takuar të dashurin e saj.

itali burg perndjekje

Sondazh

Poll