Bota

FOTO/ Sondazhi i presidencialeve në SHBA: Numri rekord i amerikanëve që urrejnë të dy kandidatët kryesorë si Biden ashtu dhe Trump në zgjedhje

Sipas tyre, 25% e pjesëmarrësve kishin opinion negativ si për presidentin Joe Biden dhe rivalin e tij republikan Donald Trump, 36% përqind shihnin me më shumë avantazh Trump por jo Biden, ndërsa 34% mendonin të kundërtën.

17 Qershor 2024, 18:40 Nga E. D
FOTO/ Sondazhi i presidencialeve në SHBA: Numri rekord i amerikanëve
donald trump dhe joe biden

SHBA- Më shumë amerikanë se kurrë më parë nuk i pëlqejnë të dy kandidatët presidencialë të partive kryesore që çojnë në zgjedhjet e vitit 2024. Në një sondazh të analistëve të Pew Research Center në SHBA thuhej se përqindja e atyre që urrejnë të dyja palët e politikës në SHBA është më e larta që prej vitit 1988. Sipas tyre, 25% e pjesëmarrësve kishin opinion negativ si për presidentin Joe Biden dhe rivalin e tij republikan Donald Trump, 36% përqind shihnin me më shumë avantazh Trump por jo Biden, ndërsa 34% mendonin të kundërtën.

Sondazhi tregonte se refuzuesit e dyfishtë ishin shtuar ndjeshëm që prej vitit 1988 dhe thuajse dyfishuar prej vitit 2020, kur Biden e Trump u përballën për herë të parë si rivale direkt. Gjatë zgjedhjeve të 2020 numri i amerikanëve që përçmonin si Trump edhe Biden ishte në rreth 13%, sipas shifrave të Pew.

“Opinioni negativ i dyfishtë është faktori i rënies së mbështetjes për të gjithë kandidatët, nga të dyja partitë”, thuhet në deklaratën e anketuesve pas sondazhit të kryer në datat 13-19 maj, para vendimit të fajësisë për të birin e Joe Biden, Hunter.

Më 30 maj gjykata e New York shpalli Trump fajtor për falsifikim të dokumenteve në zgjedhjet e 2016 , ndërsa më 11 qershor, Hunter Biden u shpall fajtor për shkelje të ligjeve të armëmbajtjes. Zgjedhjet e 2024 mbeten të konkurruara ashpër dhe akuza të dyfishta të rivalëve për paaftësi të njëri-tjetrit për poston,. që po shkaktojnë përçarje të mëtejshme mes amerikanëve.

Sondazh

Poll