Sport

"Nuk më intereson se çfarë bëjnë francezët", shprehet Laimer përpara Austri-Francë…

Mesfushori austriak ka qëndruar larg debateve politike, që i shoqëruan blutë përpara startit të tyre në Euro këtë të hënë. Ai dhe trajneri i tij shfaqen të sigurt para takimit.

17 Qershor 2024, 10:30 Nga DOSJA
"Nuk më intereson se çfarë bëjnë

GJERMANI - Ralf Rangnick, trajneri i Austrisë, është shfaqur i buzëqeshur në Merkur Spiel-Arena të Dyseldorfit, pavarësisht një vonesë prej njëzet minutash për shkak të bllokimit të trafikut, në prag të ndeshjes kundër Francës. 

“Ka një atmosferë shumë të mirë, të gjithë janë në formë të mirë”,- tha tekniku gjerman. Ai dhe mesfushori i tij Konrad Laimer refuzuan të kthehen në kontekstin francez, i shënuar nga konferenca për shtyp e Kylian Mbappé dhe Didier Deschamps, kushtuar kryesisht lajmeve politike të lidhura me zgjedhjet legjislative franceze, disa orë më parë.

“Jam i fokusuar në atë që po bëjnë djemtë e mi, nuk do të komentoj për politikën franceze,”- tha Rangnick. Lojtari i Bayern Munichut shtoi: “Siç tha trajneri ynë, ne fokusohemi te vetja, jo ajo që bën kundërshtari. Nuk më intereson çfarë bëjnë francezët, e di se çfarë duhet të bëjmë nesër (e hënë)”.

Rangnick, i cili gjithashtu tha se ishte "i paduruar" për t'u përballur me ish-lojtarët e tij Ibrahima Konaté dhe Dayot Upamecano, u përpoq të mos përqendrohej te Kylian Mbappé dhe i zgjeroi fjalën e tij te qëllimet taktike, duke evokuar mbulimin e tij: 

"Ai është një nga sulmuesit më të mirë në botë, jo vetëm në Evropë. Ne i dimë cilësitë e tij dhe e dimë se ai është vetëm një lojtar në mesin e njëmbëdhjetëve në fushë. Me stilin tonë të lojës duhet të kundërshtojmë të gjithë ekipin në mënyrë që Mbappé të mos marrë topa. I kemi studiuar cilësitë e kundërshtarit, por kemi cilësi dhe mund ta fitojmë ndeshjen”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll