Dëmtoi fshirëset e xhamave të 30 automjeteve në kryeqytet, procedohet 62-vjeçari, vuan nga probleme të shëndetit mendor
pamje nga ngjarja TIRANË- Procedohet në gjendje të lirë 62-vjeçari në Tiranë. Mësohet se 62-vjeçari A...
Ai thotë se kjo është një festë në të cilën në çdo zemër e vatër duhet të hyjë gëzimi, dora e solidaritetit dhe përkrahjes.
TIRANA- Nesër të gjithë besimtarët mysliman do të fetojnë Kurban Bajramit. Në kuadër të kësaj feste, kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, ka uruar të gjithë besimtarët. Spahiu ka uruar për më shumë begati e mirësi për komb. Ai thotë se kjo është një festë në të cilën në çdo zemër e vatër duhet të hyjë gëzimi, dora e solidaritetit dhe përkrahjes.
Të dashur motra dhe vëllezër
Nesër, me lejen e Zotit, do të festojmë Kurban Bajramin.
Festën që simbolizon sakrificën dhe bindjen e njeriut ndaj Zotit dhe mëshirën e pamatë që krijuesi ka për krijesën tij më të lartë, që është njeriu.
Kurbani është një festë në të cilën në çdo zemër e vatër duhet të hyjë gëzimi, dora e solidaritetit dhe përkrahjes.
Kjo festë është festa e ngjalljes së shpresës dhe e optimizmit për të vazhduar me këmbëngulje besnikërinë ndaj Zotit të gjithësisë, se ai është Falës i Madh, Mëshirues i Pakufijshëm.
Të dashur motra dhe vëllezër,
Kurban Bajrami është festë edhe për haxhinjtë.
Miliona besimtarëve nga e gjithë bota, të cilët po kryejnë Haxhin, u janë bashkuar qindra besimtarë nga Shqipëria, e ne lutemi që atyre t’u pranohet haxhi e të kthehen të gjithë të falur e të pastruar nga mëkatet.
Më lejoni që në emrin tim dhe të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë t’ju përcjell urimet më të përzemërta me rastin e festës së madhe të Kurban Bajramit
Paçi gëzime në familjet tuaja.
Zoti i madhërishëm na dhëntë begati e mirësi për kombin tonë.
Zoti u dhëntë paqe të gjithë besimtarëve në mbarë botën.
pamje nga ngjarja TIRANË- Procedohet në gjendje të lirë 62-vjeçari në Tiranë. Mësohet se 62-vjeçari A...
foto ilustruese GREQI- Tre shqiptarë knë rënë në prangat e policisë greke. Bëhet me dije se gjithsej janë arrestuar...
TIRANË- Policia Rrugore ka bërë bilancin pas kontrolleve të kryera në të gjithë vendin me qëllim parandalimin e akside...
foto ilustruese DURRËS- Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Plepa-Shkozet, ku ka humbur jetën një person...
foto ilustruese DURRËS- Dy persona janë arrestuar në Durrës dhe një tjetër është proceduar. Bëhet me dije se n...
foto e postuar nga ambasada TIRANË- Mbrëmjen e sotme në orën 21:00 kombëtarja shqiptare nis rrugëtimin e saj në kompetic...
protesta TIRANË- Një protestues është arrestuar dhe 6 të tjerë janë proceduar penalisht lidhur me protestën e djesh...
pamje nga tregu i djegur SHKODËR- Zjarri i rënë pasditen e djeshme në Shkodër në tregun e rrobave të përdorura, la ...
foto ilustruese DIBËR- Dy persona janë proceduar ditën e sotme në Dibër për vepra penale të ndryshme. Bëhet me dije...
foto ilustruese DIBËR- Dy persona janë arrestuar në Dibër. Bëhet me dije se Agim Hoxha 56 vjeç banues në Burrel d...