Aktualitet

Organizonin lojëra fati, arreston dy persona në Durrës, procedohet pronari i lokalit

Po ashtu u arrestua edhe një 54-vjeçar pasi u konstatu duke vendosur baste sportive nëpërmjet telefonit.

15 Qershor 2024, 12:03 Nga E. D
Organizonin lojëra fati, arreston dy persona në Durrës,
foto ilustruese

DURRËS- Dy persona janë arrestuar në Durrës dhe një tjetër është proceduar. Bëhet me dije se një 18-vjeçar është arrestuar pasi organizonte lojëra fati. Po ashtu u arrestua edhe një 54-vjeçar pasi u konstatu duke vendosur baste sportive nëpërmjet telefonit. Gjithashtu u procedua edhe pronari i lokalit për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Njoftimi i Policisë: 

DVP Durrës/Vijonë kontrollet intensive në kuadër të “Sundimit të Ligjit”, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive. Gjatë kontrolleve në Kavajë dhe në Manzë u goditën dy raste të veprimtarive të jashtëligjshme të lojërave të fatit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, arrestuan në flagrancë shtetasin K. Ç., 18 vjeç, banues në Golem, Kavajë, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, si dhe proceduan penalisht pronarin e lokalit, shtetesin T. K., 26 vjeç, banues në Qerret, Kavajë, për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Po gjatë kontrolleve, shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, arrestuan në flagrancë shtetasin G. K., 54 vjeç, banues në Sukth, Durrës, pasi nga kontrolli në lokalin e tij u konstatu duke vendosur baste sportive nëpërmjet telefonit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

policia e durresit baste sporive

Sondazh

Poll