Aktualitet

EMRAT/ Ushtruan dhunë ndaj bashkëshorteve, arrestohen dy persona në Dibër

Gjithashtu policia menjëherë pas njoftimit kanë shkuar në vendngjarje dhe falë ndërhyrjes në kohë, kanë parandaluar dy konfliktet që mund të kishin pasoja të rënda për jetën. 

15 Qershor 2024, 09:25 Nga E. D
EMRAT/ Ushtruan dhunë ndaj bashkëshorteve, arrestohen dy persona
foto ilustruese

DIBËR- Dy persona janë arrestuar në Dibër. Bëhet me dije se Agim Hoxha 56 vjeç banues në Burrel dhe Dritan Konesha 39 vjeç, banues në Peshkopi kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre. Gjithashtu policia menjëherë pas njoftimit kanë shkuar në vendngjarje dhe falë ndërhyrjes në kohë, kanë parandaluar dy konfliktet që mund të kishin pasoja të rënda për jetën. 

Njoftimi i Policisë: 

Shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë shtetasit: Agim Hoxha 56 vjeç, banues Burrel dhe Dritan Konesha 39 vjeç, banues në Peshkopi, pasi në mënyrë të përsëritur, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshorteve të tyre. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

policia e dibres

Sondazh

Poll