Aktualitet

Njëri kanosi një person për motive të dobëta dhe tjetri aksidentoi një shtetas italian, dy të proceduar në Dibër

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve të cilët ndodhen në spital dhe jashtë rrezikut për jetën

15 Qershor 2024, 09:37 Nga E. D
Njëri kanosi një person për motive të dobëta dhe tjetri
foto ilustruese

DIBËR- Dy persona janë proceduar ditën e sotme në Dibër për vepra penale të ndryshme. Bëhet me dije se Prokuroria nisi procedimin për 52-vjeçarin me iniciale V.Xh pasi për motive të dobëta ka kanosur një person. Gjithashtu u procedua edhe një 43-vjeçar me iniciale G.M pasi me motomjeti që drejtonte është përplasur me një motorr me drejtues shtetasin italian. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve të cilët ndodhen në spital dhe jashtë rrezikut për jetën

Njoftimi i Policisë:

Komisariati i Policisë Dibër, referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin V.Xh., 52 vjeç, banues në Peshkopi, pasi për motive të dobëta ka kanosur shtetasin Xh.E.

Sektori i Policisë Rrugore, referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin G.M., 43 vjeç, banues në Mat, pasi motomjeti që ky shtetas drejtonte është përplasur me një motorr me drejtues shtetasin italian V.,M. Si pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve, të cilët ndodhen në spital dhe jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

policia e dibres

Sondazh

Poll