Aktualitet

Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet 27-vjeçari në Vlorë, çfarë iu gjet pas kontrollit fizik

Gjatë kontrollit fizik i është gjetur 1 armë zjarri kallashnikov me krehër me municion luftarak dhe 1 mjet prerës biçak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

15 Qershor 2024, 09:25 Nga r.ll
Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet 27-vjeçari
policia e vlores

VLORË- Një 27-vjeçar është arrestuar në Vlorës në vijim të operacionit "Sundimi i Ligjit". I riu, banues në Vlorë kishte qëlluar me armë zjarri në vendin e quajtur “Kuzum Baba”, në lagjen “Partizani”, duke rrezikuar banorët e zonës.  

Gjatë kontrollit fizik i është gjetur 1 armë zjarri kallashnikov me krehër me municion luftarak dhe 1 mjet prerës biçak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në zbatim të masave të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, u finalizua operacioni i koduar "Strike 14 ", për goditjen e një rasti në fushën e mbajtjes pa leje të armëve.

Lëvizte me armë zjarri, vihet në pranga 27-vjeçari. Ky shtetas u kap në flagrancë pasi kishte qëlluar në ajër, me armën e zjarrit.  

Sekuestrohen arma e zjarrit kallashnikov me krehër me municion luftarak dhe një mjet prerës biçak, që iu gjetën 27-vjeçarit, gjatë kontrollit fizik.  

Në zbatim të masave të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas lëvizte i armatosur, finalizoi operacionin e koduar "Strike 14 ", për kapjen e tij.

Si rezultat, u arrestua shtetasi A. S., 27 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, pasi kshte qëlluar me armë zjarri në vendin e quajtur “Kuzum Baba”, në lagjen “Partizani”, duke rrezikuar banorët e zonës. 

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit A. S. i është gjetur 1 armë zjarri kallashnikov me krehër me municion luftarak dhe 1 mjet prerës biçak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

policia e vlores

Sondazh

Poll