Bota

Medvedev kërcënon Kievin: Koha për kompromis po mbaron

Medvedev tha se Kievi është gati të përballet me një skenar katastrofik.

14 Qershor 2024, 21:54 Nga E. D
Medvedev kërcënon Kievin: Koha për kompromis po mbaron
Dimtry Medvedev

RUSI- Ish-prsesidenti rus Dimtry Medvedev tha se Rusia ka kërkuar vazhdimisht të zgjidhë krizën e Ukrainës përmes mjeteve diplomatike që nga viti 2014, por Kievi dhe mbështetësit e saj perëndimorë janë përgjigjur gjithmonë ose me manipulim ose mashtrim. Gjithashtu Medvedev paralajmëroi se tani që propozimi i fundit i paqes është ofruar nga Rusia, koha për kompromis po mbaron. Medvedev tha se Kievi është gati të përballet me një skenar katastrofik

"Ish territoret ukrainase Kievi ende pretendon se janë bërë zyrtarisht pjesë e Rusisë si rezultat i referendumeve të mbajtura atje në vitin 2022. Dhe kjo është përgjithmonë. Tani, Moska do të pranojë bisedimet e paqes vetëm nëse merret parasysh ky fakt," tha ai.

Zyrtari po i referohej propozimit të fundit të paqes të paraqitur nga Presidenti Vladimir Putin gjatë takimit të tij me diplomatë të lartë rusë të premten. Moska po kërkon që Kievi të tërheqë trupat e tij nga të gjitha rajonet dhe të heqë dorë nga planet e tij për t’u bashkuar me NATO-n. Në këmbim, Rusia është e gatshme të urdhërojë një armëpushim dhe të fillojë bisedimet në momentin që zyrtarët ukrainas bien dakord për këto kushte.

 

 

dimtry medvedev

Sondazh

Poll