Bota

Ofroi armëpushim me kushte/ Reagon Zelenskyy: Putin ka vendosur ultimatum, e papranueshme

Duke folur në një takim me zyrtarë të lartë të Ministrisë së Jashtme ruse të premten, Putin tha se Kievi do t’i duhej të dorëzonte të gjithë territorin e katër rajoneve që zgjodhën të bashkoheshin me Rusinë dhe të garantonte se nuk do të bashkohej kurrë me NATO-n përpara se të fillonin bisedimet e paqes.

14 Qershor 2024, 20:24 Nga E. D
Ofroi armëpushim me kushte/ Reagon Zelenskyy: Putin ka vendosur ultimatum,
 Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se kushtet e përshkruara nga presidenti rus Vladimir Putin për përfundimin e konfliktit janë një ultimatum për Ukrainën dhe si i tillë i papranueshëm. 

Duke folur në një takim me zyrtarë të lartë të Ministrisë së Jashtme ruse të premten, Putin tha se Kievi do t’i duhej të dorëzonte të gjithë territorin e katër rajoneve që zgjodhën të bashkoheshin me Rusinë dhe të garantonte se nuk do të bashkohej kurrë me NATO-n përpara se të fillonin bisedimet e paqes.

“Çfare mund te them? Këto mesazhe janë ultimatum, nuk janë asgjë ndryshe nga ultimatumet e tjera që ai ka bërë më parë. Ai dëshiron që ne të heqim dorë nga një pjesë e territoreve tona të okupuara, por ai dëshiron edhe ato të papushtuara. Ai flet për rajonet e vendit tonë dhe nuk do të ndalet”, tha Zelensky.

 volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll