Bota

Houthit e Jemenit sulmojnë një anije mallrash në Gjirin e Adenit

Bëhet e ditur se së fundmi dy raketa lundrimi të lëshuara nga rebelët Houthi i kanë vënë flakën një transportuesi mallrash me shumicë në Gjirin e Adenit.

14 Qershor 2024, 18:30 Nga E. D
Houthit e Jemenit sulmojnë një anije mallrash në Gjirin e Adenit
foto ilustruese

JEMEN- Rebelët Houthi të Jemenit kanë marrë përgjegjësinë për sulmet me raketa ndaj tre anijeve në Detin Arabik dhe të Kuq, si pjesë e një fushate që synon anijet e dyshuara për lidhje izraelite. Bëhet e ditur se së fundmi dy raketa lundrimi të lëshuara nga rebelët Houthi i kanë vënë flakën një transportuesi mallrash me shumicë në Gjirin e Adenit. Sulmi, i cili goditi transportuesin e mallrave me shumicë dhe plagosi rëndë një marinar civil, ishte me pronësi ukrainase dhe polake. 

 “M/V Verbena raportoi dëme dhe zjarre të mëvonshme në bord. Ekuipazhi vazhdon të luftojë zjarrin”, THa në një deklaratë, Komanda Qendrore e SHBA-së. 

Siç raportohet, përgjegjësinë për sulmin e morën Houthit. Grupi militant ka synuar transportin detar në të gjithë Detin e Kuq, duke pretenduar se sulmet e tyre kanë për qëllim ndalimin e luftës në Gazë dhe mbështetjen e palestinezëve. Gjithashtu Houthit kanë nisur mbi 50 sulme ndaj anijeve që nga nëntori, duke vrarë tre marinarë sipas Administratës Detare të SHBA-së.

rebelët houthi të jemenit

Sondazh

Poll