Bota

Policia e Kosovës vijon kontrollin në veri, gjen sërish armatime në dy vendndodhje

Siç raportohet zëvendësdrejtori i Policisë për Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani, tha se nuk mundë të japë shumë detaje deri në verifikim të detajeve. 

14 Qershor 2024, 18:44 Nga E. D
Policia e Kosovës vijon kontrollin në veri, gjen sërish armatime
foto ilustruese

KOSOVË- Policia e Kosovës ka vijuar aksionin në veri të vendit ku ka gjetur sërish armë. Siç raportohet zëvendësdrejtori i Policisë për Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani, tha se nuk mundë të japë shumë detaje deri në verifikim të detajeve. 

“Policia ka bërë bastisje në dy vende. Në njërin ende bastisja nuk ka përfunduar. Pas verifikimeve të nevojshme ju njoftojmë me të gjeturat”, u shpreh ai.

Gjithashtu Elshani ka shtuar se ka gjetje të armëve, por që për sasinë e tyre dhe për detaje të tjera do të konfirmojë më vonë për shkak që ende nuk janë verifikuar.

kosove arme veton elshani

Sondazh

Poll