Art&Argëtim

Vdiqën nën rrënoja, Ermal Fejzullahu hap zemrën për gjashtë jetimët e dy vëllezërve nga Kosova: Do t’u ndërtoj shtë

3 Dhjetor 2019, 17:21 Nga DOSJA
Vdiqën nën rrënoja, Ermal Fejzullahu hap zemrën për

TIRANË– Familja Fejzullahu nuk është ndalur me dhurimet për të prekurit nga tërmeti. Pasi vetë këngëtari Ermal Fejzullahu dhuroi 100 mijë euro për të gjithë shqiptarët që patën pasoja nga tragjeida e 26 nëntorit, tashmë i ka ardhur radha një tjetër gjesti mjaft prekës.

“Prive.al” shkruan se Fejzullahu ka marrë vendimin të rindërtojë nga e para shtëpinë e familjes së dy vëllezërve nga Gjilani, Shemsedin dhe Isa Abazi që dhanë shpirt poshtë rrënojave.

Të paktën gjashtë fëmijët që lanë pas dy vëllezërit kosovarë dhe babai i tyre do të ketë një shtëpi me kushte mjaft të mira për të kaluar pjesën tjetër të jetës. Dy vëllezërit nga Kosova, Shemsedin dhe Isa Abazi humbën jetën poshtë rrënojave të një prej hoteleve që u shemb nga tërmeti në Durrësi.

Ata kishin ardhur në Shqipëri të punonin si mekanikë për shkak të kushteve të vështira ekonomike në të cilat jetonin.

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë  dhe Durrës  janë mbyllur. Toka vijon të dridhet. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz ermal fejzullahu isa abazi shemsedin abazi tragjedia e 26 nentorit 2019 ermal fejzullahu isa abazi shemsedin abazi tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll