Art&Argëtim

“Shqipëria është kthyer si Siria”, Stresi 24 orë pranë të prekurëve nga tërmeti, përlot njerëzit (FOTO)

3 Dhjetor 2019, 09:24 Nga DOSJA

TIRANË- Reperi i njohur, Stresi është një ndër të paktët artistë që po vazhdon të ndihmojë pa pushuar në 24 orë familjet e dëmtuara nga tërmeti.

Ai ka qenë gjatë gjithë kohës edhe aktiv në rrjetet sociale ku ka treguar se ç’po bëhet  në terren. Sipas tij deputetët dhe qeveritarët kanë shkruar pranë tyre vetëm ditën e parë kur ka ndodhur tërmeti, dhe tashmë  ku është plotë një javë nga ajo ngjarje tragjike askush nuk ju çon bukë hajnë apo një strehë ku të fusin kokën.

Në postimet që ka publikuar, Stresi ka shpjeguar se gjithçka e ka bërë me shpirt dhe nuk lodhet së ndihmuari njerëzit, por a treguar se duke marrë shkas  nga tërmeti i 26 nëntorit, Shqipëria  në sytë e tij është “kthyer” në Siri,për shkak të këtij mosorganizimi që  po shihet prej 7 ditëve me rradhë.

Madje i ftuar në një intervistë për Top Channel është parë që reperi ka përlotur shumë njerëz me atë që ka treguar përndihmën e tij  në terren.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik. 51 persona humbën jetën, 913 u plagosën, 47 u nxorrën gjallë nga rrënojat. 22 persona ende janë të shtruar në spitalin e Traumës.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz durres stresi termeti ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019 durres stresi termeti ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 2 Dhjetor 2019, 13:57

TIRANË- Këngëtarja e njohur shqiptare, Bebe Rexha me famë botërore, ka arritur  në këto momente në fshatin Bubq të Krujës në mbështetje të banorëve të prek...