Dalin në shitje bluzat e dizenjuara nga Dua Lipa, fitimet shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri
3 Dhjetor 2019, 17:16Nga DOSJA
SHBA– Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa është një prej këngëtareve më të njohura të muzikës pop. Momentalisht ajo është duke mbledhur fonde për t’iu ardhur në ndihmë shqiptarëve, të cilët janë prekur nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit.
Dua Lipa ka treguar se ka zgjedhur të mbledhë të ardhura përmes shitjes së bluzave që tregojnë edhe situatën e veshtirë që po kalon Shqipëria.
Përmes rrjeteve sociale, këngëtarja njoftoi se tashmë kjo linjë është në treg, ndërsa bëri thirrje për blerjen e tyre, me qëllim që fitimet t’u vinin në ndihmë Shqipërisë.
Në këto bluza gjendet mbishkrimi “Lutje për Shqipërinë”, ndërsa 100 për qind e fitimeve do të dedikohen për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.
“Ndihma juaj është e nevojshme. Edicioni i limituar i bluzave “Pray for Albania” në bashkëpunim me Bond!!! 100 për qind e fitimeve shkojnë tek familjet dhe të prekturit nga tërmeti shkatërrues në Shqipëri, që ndodhi më 26 nëntor. Bleje një bluzë dhe ndihmo në rindërtimin e një shtëpie dhe komuniteti”, ka shkruar ndër të tjera Dua.
Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik. 51 persona humbën jetën, 913 u plagosën, 47 u nxorrën gjallë nga rrënojat. 22 persona ende janë të shtruar në spitalin e Traumës.
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË-Këngëtarja e njihur shqiptare, Angelina Hadërgjonaj ditën e djeshme ka festuar ditëlindjen, ndërsa është parë që nuk kanë munguar as urimet nga mi...
TIRANË– Këngëtarja e njohur Evi Reçi humbi familjen e xhaxhait të saj dhe miqtë e fëmijërisë në tërmetin e 26 nëntorit. Për herë të parë, këngëtarja...
FIER- Këngëtari i njohur, Noizy është një ndër këngëtarët më të dashur të publikut shqiptar. Ai sëfundmi ju gjend afër edhe banorëve të prekur nga tërmeti, d...
TIRANË- Anxhelina Hadërgjonaj ditën e djeshme ka festuar ditëlindjen dhe kanë qenë të shumta urimet që ajo ka marrë nga të afërmit përmes rrjeteve social...
TIRANË- Reperi i njohur, Stresi është një ndër të paktët artistë që po vazhdon të ndihmojë pa pushuar në 24 orë familjet e dëmtuara nga tërmeti.Ai ka qenë ...
Tiranë- Olta Gixhari, aktorja shqiptare ka folur së fundi për momentet e vështira që kaloi gjatë tërmetit të 26 nëntorit.Gjatë një lidhje live me emisionin “Fte...
TIRANË- Shumë artistë të njohur, shqiptarë të Shqipërisë, të Kosovës dhe Maqedonisë kanë dhënë kontributin e tyre për gjendjen delikate që ndodhet Shqipëri...
TIRANË- Pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit ku mbetën të vdekur 51 persona dhe u plagosën mbi 900 të tjerë, ka pasur shumë reagime, ku edhe kanë ndihmuar ...
TIRANË- Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj ka ndjekur nga larg situatën në vendin tonë, pas tragjedisë së 26 nëntorin ku humbën jetën 51 nje...
TIRANË- Pasditen e djeshme në Shqipëri arriti këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha e cila kishte vendosur të shikonte të parin Bubqin një n...