Politike

Bardhi: Nuk kam lejuar që punonjës të OSHEE të ishin komisionerë me vulë të PD-së

Bardhi ka hedhur akuza në drejtim të lidershipit të partisë së vulës gjatë zgjedhjeve lokale të 2023-shit.

13 Qershor 2024, 21:31 Nga r.ll
Bardhi: Nuk kam lejuar që punonjës të OSHEE të ishin
gazment bardhi

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka hedhur akuza në drejtim të lidershipit të partisë së vulës gjatë zgjedhjeve lokale të 2023-shit.

I ftuar në Çim Peka Live në Syri Tv, Bardhi theksoi se nuk ka lejuar që punonjës të OSHEE-së të caktuar nga Tom Doshi, të ishin komisionerë me sigël dhe me vulë të Partisë Demokratike në zgjedhjet për Bashkinë e Vaut të Dejës. Sipas tij, ai i ka shërbyer asaj që është interesi më i mirë i demokratëve.

"Kam bashkëpunuar unë. Kur më vinin informacione që komisionerë, por jo me zotin Berisha, më merrte kandidati i Bashkisë Shkodër, kandidati i Bashkisë Vau i Dejës, që komisionerët mi sillnin me listë ishin të gjithë punonjës të OSHEE-së. Dhe çfarë duhet të bëja unë? Që komisionerët e PD që kishte vulën t’i merrte Edi Rama? Ndjehem krenar që e kam bërë dhe kam shkuar kam vendosur veton në strukturat e partisë që ne nuk mund të lejojmë që punonjës të OSHEE-së që caktoheshin nga Tom Doshi në Vaun e Dejës, të ishin komisionerë me sigël dhe me vulë të Partisë Demokratike. I kam shërbyer asaj gjëje që unë besoj që është interesi më i mirë i demokratëve.", tha Bardhi. 

 

 

 

 

gazment bardhi

Sondazh

Poll