Politike

Berisha: Thirrja ime për qytetarët e Tiranës, ta shndërrojmë të premten në ditën e fitores tonë, në ditën e triumfit tonë

Kreu i PD-së tha se thirrja e tij për qytetarët e Tiranës është që të shndërrojnë të premten në ditën e fitores dhe në ditën e triumfit. 

13 Qershor 2024, 20:50 Nga E. D
Berisha: Thirrja ime për qytetarët e Tiranës, ta
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit të tij para mbështetësve u ka bërë thirrje qytetarët që të marrin pjesë në protestën para Bashkisë së Tiranës ditën e premte. Kreu i PD-së tha se thirrja e tij për qytetarët e Tiranës është që të shndërrojnë të premten në ditën e fitores dhe në ditën e triumfit. 

"E premtja është dita e çlirimit të Bashkisë së Tiranës nga monstra njerëzore më e shpërfytyruar që mund të ekzistojë. Nga njeriu që aplikoi publikisht modelin 100 përqind të vjedhjes së fondeve. Nga njeriu që së bashku me Edi Ramën kanë zhdukur 136 milionë euro të djegësit të Tiranës. Nga njeriu që sot u merr qytetarëve të Tiranës nga taksat e tyre 93 euro për ton plehra, në një kohë kur Banka Botërore me studimin e saj të plotë ka gjetur se për mbledhjen, fshirjen, pastrimin e qytetit, për seleksionimin, transportin e plehrave në fushat e tyre, për djegien e tyre, pra i gjithë procesi kushton 38 euro.

93 euro paguajnë sot shqiptarët pa djegur asnjë kilogram. Të gjitha janë taksa që i paguhen Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Ndaj dhe thirrja ime për qytetarët, ta shndërrojmë të premten në ditën e fitores tonë, në ditën e triumfit tonë. Sepse ne synojmë t’u rikthejmë votën dhe dinjitetin mbarë shqiptarëve. Ky mision është mision i shenjtë kombëtar. Ndaj dhe ftoj qytetarët e Tiranës të çlirojmë bashkinë e qytetit. Të mos pranojnë poshtërimin që u bëhet," tha Berisha

sali berisha

Sondazh

Poll