13 Qershor 2024, 19:07
Nga r.ll
belind kelliçi
TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ishte i pranishëm në protestën që po zhvillohet nga qytetarët te Gjykata Kushtetuese, ku kërkohet shfuqizimi i vendimit të qeverisë për të taksuar profesionet e lira.
Këlliçi gjatë fjalës së tij u ndal te një parrullë ku thuhej "I duam taksat sa Erion Braçe", duke theksuar se deputeti i mazhorancës shprehu dje në Kuvend, mllefin dhe urrejtjen ndaj profesioneve të lira dhe nuk e kishte problem që truri dhe shtresa e mesme e shoqërisë shqiptare edhe të largohej nga vendi si pasojë e kësaj takse. Sipas Këlliçit, 30 milionë euro që do mblidhen nga taksa e profesioneve të lira, do të shkojnë te inceneratori fantazëm i Tiranës.
"Për herë të parë më bën dhe mua të jem dakord kur shoh vetëm një herë të vetme emrin e Erion Braçes. Ajo pankartë që thotë që ‘taksat i duam sa Erion Braçe’. Duke parë reagimin e një deputeti të mazhorancës ditën e djeshme në Parlament duke parë urrejtjen që kishte për profesionet e lira ku nuk e kishte fare problem që këto të shkonin në Kosovë, më erdhi mirë që ka pasur protestues që e kanë evidentuar këtë retorikë të një ish-zëvendëskryeministri të kësaj qeverie, i cili me mllef dhe urrejtje dje u shpreh kundër profesioneve të lira. E gjitha kjo betejë që behet me trurin me shtresën e mesme të vendit tonë bëhet për të marrë 30 milionë euro në vit dhe për t’i çuar te inceneratori i Tiranës, fantazëm që nuk ekziston.", u shpreh Këlliçi.
belind kellici proteste para gjykatës kushtetuese
Politike
13 Qershor 2024, 17:47
r.ll
gazment bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partise Demokratike Gazment Bardhi, ka debatuar me mazhorancën, në nënkomisio...
Politike
13 Qershor 2024, 17:35
r.ll
foto e postuar nga Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar ditën e sotme se Shqipëria është zyrtarisht anëtare ...
Politike
13 Qershor 2024, 17:23
r.ll
tirane
TIRANË- Prej vitit 2018, kush ndërton më shumë se 2000 m² është i detyruar të dhurojë 3% të sip&eu...
Politike
13 Qershor 2024, 16:34
r.ll
ilir meta, monika kryemadhi
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në konferencën për gazetarët ka dh&e...
Politike
13 Qershor 2024, 16:29
r.ll
kuvendi
TIRANË- Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Bashkimi Evropian reaguan për Faktoje mbi nismën e qeverisë shqiptare për ngr...
Politike
13 Qershor 2024, 16:13
r.ll
lulzim basha, eralda tase bano
FIER- Kanë nisur lëvizjet e para në grupin e Lulzim Bashës pasi Gjykata e Apelit i dha vulën d...
Politike
13 Qershor 2024, 16:06
r.ll
belinda balluku
RADHIMË- Task Forca për zbatimin e aktit normative për trajnimin e ujërave të ndotur nga subjektet që operojn...
Politike
13 Qershor 2024, 15:21
r.ll
ilir meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në konferencën për gazetarët ka folur lidhur me paraqit...
Politike
13 Qershor 2024, 14:59
r.ll
ilir meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nënjë deklaratë për mediat ka folur lidhur me paraqitje...
Politike
13 Qershor 2024, 14:34
M.B
Ilir Meta
TIRANA- Menjëherë sapo doli nga ambientet e SPAK ku u mor në pyetje për më shumë se 3 orë, president...