Politike

Shqipëria zyrtarisht anëtare e Qendrës Europiane kundër Kërcënimeve Hibride në Helsinki

Përmes një postimi në Facebook, Rama shprehet se anëtarësimi kompleton pjesëmarrjen e të gjitha vendeve të BE-së dhe të NATO-s në këtë organizatë, për të mundësuar një qasje të unifikuar mes aleatëve, kundër kërcënimeve hibride.

13 Qershor 2024, 17:35 Nga r.ll
Shqipëria zyrtarisht anëtare e Qendrës Europiane kundër
foto e postuar nga Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar ditën e sotme se Shqipëria është zyrtarisht anëtare e Qendrës Europiane të Ekselencës Kundër Kërcënimeve Hibdride në Helsinki.

Përmes një postimi në Facebook, Rama shprehet se anëtarësimi kompleton pjesëmarrjen e të gjitha vendeve të BE-së dhe të NATO-s në këtë organizatë, për të mundësuar një qasje të unifikuar mes aleatëve, kundër kërcënimeve hibride.

POSTIMI I PLOTË:

Shqipëria është zyrtarisht anëtare e Qendrës Europiane të Ekselencës kundër Kërcënimeve Hibride në Helsinki. Anëtarësimi kompleton pjesëmarrjen e të gjitha vendeve të BE dhe NATO në këtë organizatë, për të mundësuar kështu një qasje të unifikuar mes aleatësh kundër kërcënimeve hibride, Dizinformimit dhe Manipulimit të Informacionit nga Shtetet e Huaja

edi rama qendra europiane kunder kercenimeve hibride ne helsinki

Sondazh

Poll