Politike

Paraqitja në Prokurorinë e Posaçme, Meta: Jam thirrur në SPAK si denoncues i aferave dhe shkeljeve të qeverisë së Ramës

Ai tha se u thirr si kreu i PL-së, pasi sipas tij, "Partia e Lirisë kurrë nuk do lejojë që Shqipëria të lëngojë nga ky narkoshtet".

13 Qershor 2024, 14:59 Nga r.ll
Paraqitja në Prokurorinë e Posaçme, Meta: Jam thirrur në
ilir meta

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nënjë deklaratë për mediat ka folur lidhur me paraqitjen e tij në SPAK. Meta tha se u paraqit në Prokurorinë e Posaçme si denoncues i aferave sipas tij të kryeministrit Edi Rama. 

Ai tha se u thirr si kreu i PL-së, pasi sipas tij, "Partia e Lirisë kurrë nuk do lejojë që Shqipëria të lëngojë nga ky narkoshtet".

Meta: Jam thirrur si denoncues i aferës së detit, që ka përgjegjës Edi Ramën. Jam thirrur sepse kam denoncuar ne SPAK gjitha krimet zgjedhore të 2021 dhe SPAK nuk ka lëvizur as gishtin. SPAK nuk ka zbardhur vrasjen ne Elbasan. Jam thirrur se kam çuar në SPAK gjithë ato ligje të Edi Ramës. Kam çuar në SPAK falsifikimin nga Kuvendi të fimës së Gramoz Ruçit. Jam thirrur për denoncimet që i kam bërë aferës së inceneratorëve. Jam thirrur se jam kreu i PL. Parti që kurrë nuk do lejojë që Shqipëria të lëngojë nga ky narkoshtet"

ilir meta

Sondazh

Poll