Politike

Komisioni për Shëndetësinë/ Dëshmon audituesi, Vokshi debat me Ndrecën: Kapacitetin profesional s’e përcaktoni ju

Vokshi tha drejtuar socialistëve se kapacitetin profesional nuk e përcaktonin ata ndërsa Ndreca iu drejtua duke i thënë se ajo ndikon te pyetjet.

13 Qershor 2024, 13:08 Nga M.B
Komisioni për Shëndetësinë/ Dëshmon audituesi, Vokshi
Plarent Ndreca dhe Milva Ekonomi

TIRANA- Vijojnë debatet në mbledhjen e Komisionit Hetimor për koncesionet në Shëndetësi. Kryetarja Albana Vokshi ka debatuar me nënkryetarin Plarent Ndrecapo teksa dëshmonte audituesi Bexhet Zeqiri. Vokshi tha drejtuar socialistëve se kapacitetin profesional nuk e përcaktonin ata ndërsa Ndreca iu drejtua duke i thënë se ajo ndikon te pyetjet.

Pjesë nga debati:

Vokshi: Kapaciteti profesional se përcaktoni ju.

Ndreca: Ju ndikoni te pyetjet dhe për rrjedhojë ndikoni te përgjigjet. Do të vazhdoj nëse siguroni që procesi të vazhdoj siç duket.

Vokshi: Vazhdoni me objektin.

Ndreca: Nuk keni të drejtë që të komentoni pyetjet e mia. Pyetjet e mia nuk kanë lidhje me jetën personale të zotit auditues, por me atë profesionale.

Vokshi: Vijoni me pyetet.

Ndreca: A e dëgjoni veten se ça thoni?! Zoti dëshmitar, pyetjet e mia kanë lidhje me formimin profesional tuaj, por s’po gjykoj gjë. Po ju rikujtoj që nuk mund të refuzoni pyetjet tona, por duhet të përgjigjeni. Jeni këtu në bazuar te dispozitat ligjore.

komisioni per shendetesine

Sondazh

Poll