13 Qershor 2024, 13:29
Nga N.F
Balliu
TIRANË- Koordinatori Rajonal për Tiranën i PD-së, Klevis Balliu me anë të një deklarate për mediat të zhvilluar ditën e sotme u ka bërë thirrje policëve që të rebelohen kundër qeverisë dhe tu bashkohen protestës së nesërme para Bashkisë së Tiranës.
Balliu u shpreh se deputetet socialistë kanë ikur të gjithë në Gjermani për të parë kampionatin europian ndërsa i kanë lënë policët nga 12 orë në ditë në punë. Ai shtoi që teë bashkohen që së bashku t’i japin fund kësaj qeverisjeje çnjerëzore Rama-Balla që i trajton policët e këtij vendi si vitrinë të sukseseve imagjinare me turizëm rekordesh të papara.
DEKLARATA E KORDINATORIT RAJONAL TË TIRANËS, KLEVIS BALLIU:
Ndërsa Parlamenti është mbyllur sepse zyrtarët dhe deputetët e qeverisë do të shkojnë në Gjermani për të parë ndeshjet e europianit, policëve që i ruajnë nga zemërata popullore dhe që detyrohen t’u hedhin gaz protestuesve të opozitës do t’u duhet të kalojnë në ditën 12 orëshe të punës. Kjo bëhet me urdhër të ministrit, në mënyrë që policia të bëhet pjesë e propagandës për fluksin e turizmit dhe sigurinë e tyre.
Sigurisht, të punosh mbi kohën e orarit zyrtar nuk është praktikë e panjohur në botë, si në sektorin privat dhe atë publik, gjithmonë duke respektuar parimin e dyfishimit të shpërblimit për orë pune. Për policët shqiptarë ndryshon jo. Ata do të punojnë orë shtesë në mes të vapës, në kulmin e sezonit turistik, kur shtohen si njerëzit ashtu dhe trafiku pa asnjë cent shtesë në rrogë. Ata që do të ruajnë plazhet do të flenë në shezlonët në breg të detit, duke qenë larg shtëpisë dhe në pamundësi për të paguar hotelin.
Kjo është çnjerëzore. Burra dhe gra me rroga nën mesataren, dhe me familje e halle, jo vetëm do të punojnë orë shtesë kur të tjerët pushojnë, por as nuk do të paguhen. Kjo është gjoba që narkoqeveria i vë uniformave blu për të mbajtur vendin e punës. Pasi i shtyn të helmojnë protestuesit, ua helmon verën me një ngarkesë pune të pashpërblyer. Ministri politik mund të bëjë çdo gjë për të ruajtur fasadën e qeverisë së vet, por profesionistët e policisë duhet të mbrojnë uniformën dhe dinjitetin e kolegëve të tyre me grada më të ulëta.
Përndryshe ata janë bashkëpunëtorë në këtë krim social. Përndryshe ata do të dyshohen si të paguar për orët ekstra kur ndihmojnë kriminelët, siç del në dosjen Metamorfoza. I bëjmë thirrje policëve të rebelohen bashkë me ne, nesër në protestën e bashkisë për këtë padrejtësi.
Nuk e presim këtë nga patronazhistët që hedhin gaz kundër protestuesve, por nga uniformat blu të pa blera nga krimi, po. Së bashku për t’i dhënë fund kësaj qeverisjeje çnjerëzore Rama-Balla që i trajton policët e këtij vendi si vitrinë të sukseseve imagjinare me turizëm rekordesh të papara. Një qeveri që lë në rrugë qytetarët e vet, nuk mund të krenohet me turistë që mbushin rrugët e vendit.
pd balliu police
Politike
13 Qershor 2024, 13:14
N.F
Ilda Zhulali
TIRANË- Anëtarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Ilda Zhulali ka mbujtur ditën e sotme një konferenc&...
Politike
13 Qershor 2024, 13:08
M.B
Plarent Ndreca dhe Milva Ekonomi
TIRANA- Vijojnë debatet në mbledhjen e Komisionit Hetimor për koncesionet në Shëndetësi...
Politike
13 Qershor 2024, 13:05
N.F
Këlliçi
TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka mbajtur ditën e sotme një ...
Politike
13 Qershor 2024, 12:19
M.B
Komisioni
TIRANA- Nuk kanë munguar debatet në Komisionin hetimor për Shëndetësinë mes kryetares së komisionit Albana Vok...
Politike
13 Qershor 2024, 12:22
N.F
Grigels Muçollari
TIRANË- Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçollari ditën e sotme ka denoncu...
Politike
13 Qershor 2024, 12:07
M.B
Albana Vokshi dhe Milva Ekonomi
TIRANA- Vijon mes debatesh mbledhja e Komisionit Hetimor për çështjen e tenderave në Shënde...
Politike
13 Qershor 2024, 11:48
M.B
Saimir Korreshi
TIRANA- Deputeti Saimir Korreshi ka reaguar në lidhje me deklaratën e nënkryetarit të komisionit hetimor të &...
Politike
13 Qershor 2024, 11:43
M.B
Plarent Ndreca dhe Milva Ekonomi
TIRANA- Ka nisur mbledhja e komisionit hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe Check-Up n&eu...
Politike
13 Qershor 2024, 11:28
M.B
Komisioni
TIRANA- Ka nisur mbledhja e komisionit hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe Check-Up në shëndet&e...
Politike
13 Qershor 2024, 11:26
N.F
Luiza Mandi
TIRANË- GJKKO ditën e sotme ka marrë vendimin duke dënuar në mungesë me 1 vit burg ish-kryetaren e Bashkisë ...