13 Qershor 2024, 12:22
Nga N.F
Grigels Muçollari
TIRANË- Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçollari ditën e sotme ka denoncuar një tjetër veprim të paligjshëm të kryeministrit Edi Rama. Muçollari përmes një deklarate për mediat, u shpreh se Rama po i jep privatit truallin e godinës së Tatimeve për të ngritur një kullë 40 katëshe.
Sipas tij ky vendim i Edi Ramës, pa asnjë konsultë, nuk i shërben aspak qytetit e qytetarëve vetëm shton betonin dhe ngushton edhe më shumë hapësirat e përbashkëta. Muçollari shtoi se është e papranueshme që Edi Rama të sillet si pronar i këtyre godinave pasi sipas tij askush nuk e ka bërë atë pronar. Ai tha se këto janë prona publike dhe shtetërore, dhe janë ndërtuar me kontributin e shqiptarëve të gjithë atyre që kanë paguar taksa në këtë vend.
Deklarata e anëtarit të kryesisë së PD, Grigels Muçollari:
Jemi këtu tek zyrat e Drejtorisë së Përgjitshme të Tatimeve, pranë Stadiumit Dinamo. Kjo godinë pas meje, është në planet e Edi Ramës që të shembet, e kjo pronë ti jepet një privati për të bërë një kullë 40 katëshe ose më shumë. Ky vendim i Edi Ramës, pa asnjë konsultë, nuk i shërben aspak qytetit e qytetarëve. Përkundrazi, shton betonin dhe ngushton edhe më shumë hapësirat e përbashkëta.
Përveçse është një lulishte e munguar, nuk sjell asgjë për zgjidhjen e problemit të strehimit, që është një shqetësim i madh sot. Kjo pasi çmimet e këtyre kullave janë aq të larta, sa janë të paprekshme për qytetarët e zakonshëm të këtij vendi. Ndaj, qëllimi i Ramës nuk është ky, por futja në ekonomi, pastrimi i një sasie tjetër të madhe të parave të pista.
Është e papranueshme nga ana tjetër që Edi Rama të sillet si pronar i këtyre godinave. Askush nuk e ka bërë Edi Ramën pronar. Këto janë prona publike dhe shtetërore, dhe janë ndërtuar me kontributin e shqiptarëve të gjithë atyre që kanë paguar taksa në këtë vend. Prona që janë ndërtuar nga puna dhe mundi i shqiptarëve.
Ky është një tjetër rast, kur Edi Rama rrit edhe më shumë klientelizmin dhe favorizimin, pra rrit korrupsionin në vend, që ndërkohë është në nivele alarmante. Ne e dimë mirë se këtu, që është një nga vendet më të shtrenjta në Tiranë, tek Komuna e Parisit, tek ATSH-ja dhe zona të tjera të çmuara, ku godinat shtetërore do të shemben, me siguri ato do të kthehen në prona të miqve të tij, të oligarkëve me të cilët ai prej 11 vitesh ndan pasurinë e vendit. Qytetarët nuk duhet ta pranojnë një aferë të re nga kjo qeveri. Duhet reagim. Duhet kundërshtim. Nesër mblidhemi serish para Bashkisë dhe ngreme zerin ndaj korrupsionit dhe padrejtësive.
grigels muçollari pd edi rama
Politike
13 Qershor 2024, 12:07
M.B
Albana Vokshi dhe Milva Ekonomi
TIRANA- Vijon mes debatesh mbledhja e Komisionit Hetimor për çështjen e tenderave në Shënde...
Politike
13 Qershor 2024, 11:48
M.B
Saimir Korreshi
TIRANA- Deputeti Saimir Korreshi ka reaguar në lidhje me deklaratën e nënkryetarit të komisionit hetimor të &...
Politike
13 Qershor 2024, 11:43
M.B
Plarent Ndreca dhe Milva Ekonomi
TIRANA- Ka nisur mbledhja e komisionit hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe Check-Up n&eu...
Politike
13 Qershor 2024, 11:28
M.B
Komisioni
TIRANA- Ka nisur mbledhja e komisionit hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe Check-Up në shëndet&e...
Politike
13 Qershor 2024, 11:26
N.F
Luiza Mandi
TIRANË- GJKKO ditën e sotme ka marrë vendimin duke dënuar në mungesë me 1 vit burg ish-kryetaren e Bashkisë ...
Politike
13 Qershor 2024, 11:02
N.F
Fredi Beleri
TIRANË- Votimi i kryebashkiakut të zgjedhur të Himarë, Fredi Beleri si eurodeputet në Parlamentin Evr...
Politike
13 Qershor 2024, 10:24
M.B
Ilir Meta
TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta është paraqitur paraditen e sotme në Prokurorinë e Posa&...
Politike
13 Qershor 2024, 10:19
M.B
Ilir Meta
TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta është paraqitur paraditen e sotme në Prokurorinë e Posa&ccedi...
Politike
13 Qershor 2024, 10:08
M.B
Nikollë Lesi
TIRANA- Nikollë Lesi e konsideron një vendim të drejtë atë të Apelit për t’ia kthyer vul&e...
Politike
13 Qershor 2024, 09:47
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Ditën e sotme është mbajtur seanca e parë në Apelin e Posaçëm Antikorrupsion n...