Politike

"Dyshojmë se i keni rruajtur lekët!" Korreshi në komisionin për Shëndetësinë: Jemi trupë gjykues këtu

Po ashtu ai shtoi se ky komision u ngrit me kërkesën e opozitës.

13 Qershor 2024, 11:48 Nga M.B
"Dyshojmë se i keni rruajtur lekët!" Korreshi në
Saimir Korreshi

TIRANA- Deputeti Saimir Korreshi ka reaguar në lidhje me deklaratën e nënkryetarit të komisionit hetimor të “Shëndetësisë” Plarent Ndreca, i cili tha se komisioni nuk është gjykatë. Korreshi tha se komisioni në një farë mënyre është trupë gjykuese. Po ashtu ai shtoi se ky komision u ngrit me kërkesën e opozitës.

“Ky komision ka nisur sepse dyshojmë se i keni rruajtur lekët. Sa i përket paanshmërinë nuk mund ta paragjykosh ti. Jemi trupë gjykues këtu. Deri dje thonit jemi bashkëkryetar, sot nuk kemi ardhur këtu për të hetuar njerëzit”, tha Korreshi.

komisioni per shendetesine

Sondazh

Poll