Politike

"Kur të dal ju tregoj", Meta në SPAK: Po shkoj te Dum-Dumani, s’guxon t’ia përmendë emrin Ramës

Ai tha se Dumani është ai që nuk guxon të hapë çështjen McGonigal.

13 Qershor 2024, 10:24 Nga M.B
"Kur të dal ju tregoj", Meta në SPAK: Po shkoj te
Ilir Meta

TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta është paraqitur paraditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme, SPAK. Meta ka deklaruar me ironi para gazetarëve se po shkon të takojë kreun e SPAK, Altin Dumanin.

Ai tha se Dumani është ai që nuk guxon të hapë çështjen McGonigal. Meta u tha gazetarëve se kur të dalë do të tregojë se për çfarë është thirrur.

"Po shkoj te Dum-Dumani. A e njihni kush është Dum-Dumani? Dum Dumani është ai që s’guxon të hapë çështjen McGonigal. Dum-dumani është ai që s’guxon t’i përmendë emrin Edi Ramës, as për çështjen e Sali Berishës. Kur të dal do ju tregoj", tha Meta për gazetarët teksa futej në SPAK rreth orës 10:15.

ilir meta në spak

Sondazh

Poll