Bota

E rëndë në Kosovë/ Zetori godet për vdekje një burrë në Rahovec, mjeti po ecte indietro kur ndodhi ngjarja

Sipas raportimve drejtuesi i zetorit ka qenë duke ecur mbrapa dhe nga pakujdesia ka shtypur viktimën. Burri kishte marrë dëmtime të mëdha dhe nuk mundi tu shpëtonte plagëvë ku më pas humbi jetën në spital.

13 Qershor 2024, 10:05 Nga N.F
E rëndë në Kosovë/ Zetori godet për vdekje një
Foto ilustruese

KOSOVË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e djehsme në Rahovec në Kosovë. Mësohet se një burrë ka gjetur vdekjen pasi është goditur nga një zetor. 

Sipas raportimve drejtuesi i zetorit ka qenë duke ecur mbrapa dhe nga pakujdesia ka shtypur viktimën. Burri kishte marrë dëmtime të mëdha dhe nuk mundi tu shpëtonte plagëvë ku më pas humbi jetën në spital.

“Rahovec / 12.06.2024 – 17:30. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar duke lëvizur mbrapa me traktor, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima pasi ka arritur në spitalin e Gjakovës ka ndërruar jetë, ku vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

kosove zetor viktime

Sondazh

Poll