Bota

VIDEO/ Panik në Rusi pas sanksioneve të reja amerikane, rusët në radhë të gjata para bankave, çfarë po ndodh?

Kursi i këmbimit të rublës ruse ka rënë nga 90 në 120-200 për dollar.

13 Qershor 2024, 09:32 Nga M.B
VIDEO/ Panik në Rusi pas sanksioneve të reja amerikane, rusët
Foto nga vendi

RUSIA- Tregtimi i valutave në bursën e Moskës është ndalur dhe njerëzit po mblidhen para bankave për të tërhequr kursimet e tyre, nga frika se rubla do të humb vlerën, pas sanksioneve të reja amerikane. Kursi i këmbimit të rublës ruse ka rënë nga 90 në 120-200 për dollar.

Sanksionet e reja amerikane u njoftuan pas mbylljes së bursave në Rusi dhe efektet e para do të vërehen gjatë ditëve në vijim.

Sanksionet e Departamentit të Thesarit dhe Departamentit të Shtetit prekën më shumë se 300 objektiva, duke përfshirë entitete në Rusi dhe vende si Kina, Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ato të përcaktuara përfshijnë Bursën e Moskës dhe disa filiale, një lëvizje e vendosur për të komplikuar transaksionin e miliarda dollarëve, si dhe subjekte të përfshira në tre projekte të gazit natyror të lëngshëm (LNG).

rusia

Sondazh

Poll